“Një Coca-Cola në do ndihmë”/ Sot është njeriu më i fuqishëm në botë

Donald Trump, një biznesmen amerikan, producent televiziv dhe politikan i cili më 8 nëntor 2016 u bë Presidenti i 45’të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka qenë një fëmijë shumë problematik, madje thuhet se çdo të mirë që i ka bërë dikujt fillmisht ka kërkuar diçka në këmbim

Kur shokët e tij të klasës i kërkonin ndihmë, kryesisht në matematikë për të cilën Trump ishte shumë i zoti, ai kusht e kishte një kanaçe me Coca-Cola për t’u ndihmuar. Madje, gjatë një interviste në vitin 2016 kur ishte pyetur rreth kësaj çështjeje të fëmijërisë ai me shaka ishte shprehur:

“Sikur të mos isha ashtu si fëmjë, nuk do të arrija këtë sukses që kam tani në biznes”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti Trump, kur ka qenë fëmijë

Swiss Digital Mobile Reklama

Trump e filloi karrierën e tij në biznes, si trashëgimtar i pronave të lëna nga babai i tij, atij dhe vëllezërve të tjerë e fëmijëve të tyre. Në një deklaratë ka thënë se e ka filluar karrierën e tij me një borxh prej 1 milion dollarësh prej babait të tij. Në momentin e kandidimit për president, pasuria e tij e deklaruar zyrtarisht arrinte në 8,737,540,000$.

Asetet kryesore të pasurisë së tij përfshijnë godinat e shumta dhe pasuri të patundshme. Pothuaj në cdo qytet kryesor të Shteteve të Bashkuara ndodhet një godinë e lartë e organizatës Trump, e cila drejtohej prej Donald Trump që prej viti 1971. Organizata e tij zotëron gjithashtu dhe një numër të madh objektesh të tjera luksi si kazino, fusha golfi etj.

Trump është angazhuar dhe në fushën e medias, duke qenë ideator i një reality show të quajtur “The Apprentice” dhe gjithashtu përmes zotërimit të të drejtave të transmetimit të programit “Miss Universe”, të drejtat e së cilit i shiti në vitin 2015.

Edhe pse prindërit e Trump konsideroheshin të pasur, të gjithë fëmijët e familjes kanë punuar pas shkollës që kur ishin të vegjël.

Kujtojmë, që Trump si çdo president tjetër ka qenë çdoherë në vëmendjen e të gjithëve. /Metro

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?