Një dhëndër për miushen

“Një dhëndër për mushen” është produksioni më i ri i TKE “Spahivogli” që do të vijë për të gjithë fëmijët në skenë duke filluar nga data 7 dhe 8 Mars 2015 çdo të Shtunë dhe të Dielë ora 10:30.

Dramatizuar mbi tregimin me të njëjtin titull të autorit Andrë Lang, kjo pjesë tregon një aventurë fantastike të një çifti miushësh jo te zakonshëm, por të një race fisnike, të cilët vihen ne kërkim të dhëndrit ideal për të bijën. Duke qënë se e bija është miushja më e hijshme në botë, më e shpëjta në vrapim, kërcimtarja më e mirë, këngëtarja me vokalin më të bukur, pra një artistje e vërtetë, e meriton të martohet me burrin më të madhërishëm në botë. Por cili është i madhërishmi? Plot aventura të mrekullueshme i presin tre miushët ndërsa vihen në kërkim të këtij dhëndrri. Një përrallë plot fantazi dhe një shfaqje mjaft argetuese, me situata dhe personazhe nga më të çuditshmet, ju presin t`i shikoni në “Një dhëndër për miushen”.

Titulli: “Një dhëndër për miushen”

Autori: Andrew Lang

Regjisore: Ina Morinaj

Skenograf: Baftjar Kadriu

Kostumografe: Realda Malo

Koreografe: Aledia Kondaj

 

Me aktorët: Ermir Jonka, Françeska Hysi, Krist Lleshi, Ilia Kaçi

SHKARKO APP