Një ditë me fisin që i ka rezistuar botës moderne

Markus Roth vizitoi vendin e quajtur Dani Tribe, në Papaun e largët të Indonezisë, për të dokumentuar jetën në atë komunitet. Ndërsa pa ushqimet komplet bio, se si e siguronin jetesën dhe ritualet, Markus u bë është dëshmitar i festivalit të derrave, ku fisi vrau një derr dhe krenoheshin me gjestin. Ndërsa Gratë e fisit prisnin një gisht për çdo anëtar të familjes që humbte jetën.

Markus nga Gjermania tha: “Një nga gjërat mahnitëse ishte mumja e Kurulusit, e cila thuhet të jetë së paku 370 vjet e vjetër. “Është një luftëtar i shumë kohëve më parë, i ruajtur në një shtëpi të vjetër të fshatit, ku meshkujt kujdesen për të dhe e tregojnë gjithë krenari përballë vizitorëve. “Më treguan se luftëtari ishte stolisur me një gjerdan për çdo armik të vrarë dhe zakonisht fisi i Danit, i ruajnë dhe bëjnë rituale për luftëtarët e suksesshëm.

Sa pranë tokës jetojnë këta njerëz, dhe përpiqen ti rezistojnë të gjitha gjërave moderne. Ata mbjellin gjithçka që kanë nevojë dhe tregtojnë me fshatra të tjerë rrotull. Ata ende gatuajnë me zjarr dhe jetojnë të ndarë në shtëpitë e grave dhe burrave. “Historia me prerjen e gishtërinjve është kjo: Tradita ishte se gratë duhet të prisnin gishtin për çdo anëtar të familjes që humb jetën”.

Mendoj se nuk duhet të quhen primitive, këta njerëz janë zbuluar që në vitin 1983 dhe kanë rezistuar shumë. Do ishte e padrejtë nga ana e perëndimorëve nëse do përdornin këtë fjalë. Ata janë të turpshëm, kuriozë por edhe të egër në të njëjtën kohë. Por zemra e tyre është shumë e madhe.

SHKARKO APP