Një Fjalor kushtuar shkrimtarit Dritëro Agolli ne 85 -vjetorin e lindjes se tij,

Universiteti “Fan Noli” në Korçë ka përkujtuar 85 vjetorin e lindjes së shkrimtarit të njohur Dritëro Agolli. I lindur në zonën e Devollit, kollosit të letrave shqipe, iu kushtua dhe një fjalor i ri leksikologjik dhe frazeologjik i Devollit.

85-vjetori i lindjes së shkrimtarit të njohur, është përkujtuar në Universitetin “Fan Noli” të Korçës nga studiues, dhe intelektualë. I lindur në Devoll, mjeshtrit të letrave shqipe Agolli, iu kushtua dhe Fjalori leksikologjik e frazeologjik i Devollit, i profesor Ali Jasharit.

Ali Jashari: Këtë Fjalor për leksikun dhe frazeologjinë e Devollit ja kushtoj Dritëro Agollit në shenjë mirënjohje dhe nderimi të pamatë për jetën dhe veprën e tij që e ka lartësuar dhe e ka përndritur të folmen e devollinjve me aq dashuri dhe mjeshtri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nexhat Nallbati: 85-vjetori i lindjes i birit të shquar, veteranit të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, poetit, shkrimtarit, publicistit, politikanit, mjeshtrit të madh dhe patriarkut të letrave të gjuhës shqipe, devolliut mendjendritur Dritëro Agolli.

Swiss Digital Mobile Reklama

Takimi në Universitetin e Korçës, ishte në vazhdën e aktiviteteve kulturore kushtuar shkrimtarit të madh Dritëro Agolli.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?