Një foto pa zarf për ambasador Islam Lauka!

Nga Guxim Alimani/Shkelqësi Ambasador !Mik i shtrenjtë! Zgjodha jo rastësisht një foto të Valbonës, ku dy të rinj me një trishtim që vërehet nga larg përcjellin mesazhin e lamtumirës për bukuroshen-Hirushe, Valbonë. Që nesër ky ujë do të turbullohet e qielli i kaltër që aty e ka burimin do të errësohet, do të bëhet i murrmë, siç janë të murrme e hibrite ditët tona aktuale, pa ngjyrë e pa jetë pa kthjelltësi e sinqeritet. As vajet e Hygoit as ato të vajatores së dikurshme me shumë famë Xhufe Sylja nuk do mjaftonin për të deskriptuar atë që po ndodh në Valbonë.

Jo vetëm ekologjike është humbja ambasador, por shumë më tepër. Është duke u turbulluar e mbuluar me lmyshk historia, mitet e baladat e kreshnikëve dhe zanave, pra vetë krenaria jonë !

Jua përcolla këtë foto e këta rrjeshta si më i përgjegjshmi burrë e intelektual tropojas, që me shumë përkushtim luftuat për të ndalë këtë masakër makabre. Brezat që vijnë do të kenë vetëm fotot e bukurisë së saj të pashoqe.

Kjo më dhemb aq shumë. Kreshtat e Alpeve të mësuara të përcjellin ekon e jehonën e kushtrimit dhe zërin alpin të këngëve majekrahu, tani do sfumohen nga zhurma e gjeneratorëve…, që do të prodhojnë para për 11 vetë e për Tropojën mallkum përjetë. Me kaq po e mbyll ambasador në përlotje e revoltë migjenjane me grushtin imagjinar që t’i bija hajnisë e tradhëtisë mes për mes…!!!

SHKARKO APP