Një hap më pranë hekurudhës Tiranë – Durrës dhe Tiranë – Rinas

Në maj të këtij viti, Bashkimi Europian i dha Shqipërisë një grant prej 35.4 milion eurosh si ndihmë monetare në ndërtimin dhe rehabilitimin e një linje hekurudhore nga Tirana në Durrës e në aeroportin Nënë Tereza.

Më 3 tetor të këtij viti, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen e ndërtimit të infrastrukturës hekurudhore me subjekt zhvillues “Hekurudha Shqiptare”.

Data e përfundimit të linjave hekurudhore Tiranë – Durrës dhe Tiranë – Rinas janë ende të paqarta. Sidoqoftë, pritet që me anë të trenit, distancat të realizohen përkatësisht për 22 minuta e 12 minuta.

Gjithashtu, në të njëjtën datë, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi ndërtimin e një teleferiku në vendin e mirë të njohur si Sari-Salltik në Krujë dhe ndërtimin e një Plani të Detajuar për Zonën e Rëndësisë Kombëtare Drilon-Tushemisht.

SHKARKO APP