Një ide suprizë e Ministris së Kulturës për ta shtyrë librin në greminë

Nga Arben Skënderi/

Ideja supriz  e Ministrisë së Kulturës bërë publike ditët e fundit  për të ndërhyrë në Ligjin për Librin   në Republikën e Shqipërisë dhe për ta ndryshuar atë rrënjësisht, tani në etapën e fundme të mandatit qeverisës,erdhi si një rrufe në qiellin e pastër. Pikë së pari pse duhet bere kjo pune ? Se dyti, kjo duhej të shoqërohej me një analizë të hollësishme të gjendjes aktuale të librit në Shqipëri, vullneti për të cilën përgjatë këtyre tri viteve të fundit ka munguar qartësisht dhe e treta mos valle ka hapur gare per miratim ligjesh sepse ministria sapo çoi dhe u miratua në parlament një ligj të ri mbi të drejtën e autorit, një ligj ky pa pik trasparence, që   nuk u konsultua sinqerisht me grupet e interesit,shoqatat ,autorët krijues dhe aktorër e tjerë dhe që me siguri në të ardhmen prej tyre nuk do shikohet si një ligj për ta por si një bish e egër  .  Në fazën ku ka mbritur realishtë tashmë gjendja e librit, çdo ndërhyrje duhet të ketë parasysh terrenin ku do të aplikohen normat e reja që rrek të prekë apo ndryshojë ky ligj. Mosfunksionimi prej mëse dy vitesh i Këshillit Kombëtar të Librit dhe Nxitjes së Leximit, ka qenë dhe mbetet një faktor regresi sa i përket procesit të vendimarrjes dhe transparencës, duke mos bërë pjesë së politikës përfshirë të gjithë sistemin kombëtar që lidhet me librin dhe protagonistët e tij. Përgjatë këtyre tri viteve të fundit, në bazë të statisitkave zyrtare, Fondi Kombëtar për Librin është ulur në masën 60 % krahasuar me vitin 2012 dhe akoma më shumë në lidhje me kohën kur ministër ishte z. Bujar Leskaj dhe numri i botimeve ka shënuar gjithashtu një rënie drastike, veçanërisht sa i përket botimit të veprave të autorëve shqiptarë sidomos atyre albanologjik. Ato “kohëra”kur librit përpiqeshin të gjithë ti jepnin statusin e pjesës më të rëndësishme të kulturës që ai duhej të kishte ,që nga Bujar Leskaj ,tek Arta Dade dhe Blendi Klosi  duket se mbaruan.

Ndaj, krijimi i Qendrës Kombëtare të Librit në këto kushte  ndihet si një hap i panevojashëm dhe në mos qoftë sreategji për të kthyer kontrolloin mbi dijet dhe idetë në këtë drejtim është  rutine formale e   e Ministrisë së Kulturës që do të thotë “hade të bëjmë dicka kur nuk dimë tëbëjmë asgjë”, aq më shumë kur Qeveria Shqiptare deri në vitin 2019, ka deklaruar që nuk do të ketë shtesë në buxhet dhe as rritje të numrit të organikës në adninistratën publike, në një kohë kur vendi është përfshirë tashmë në ndërmarrjen e reformave të rëndësishme ekonomike.

Nëse krijimi i Qendrës Kombëtare të Librit do të synojë të shkrijë  edhe atë gjysëm   strukturë përgjegjëse  që ka katandisur Ministria sot për mbarëvajtjen e politikave në fushën e krijimtarisë së fjalës dhe përkthimit dhe kjo qendër do të dublojë detyrat dhe përgjegjësitë e kësaj drejtorie, atëherë në këtë rast nuk kemi të bëjmë as me prioritete në fushën e kulturës së shkruar , as edhe me ndonjë arritje konkrete në këtë fushë dhe as me promovimin e një nocioni , por thjesht me një shkatërrim ndoshta të pa diturish apo të qëllimshëm..

Nëse do t’i referohemi jo vetëm vendeve të zhvilluara të Bashkimit Evropian, por edhe vendeve të rajonit, Qendrat e Librit zotërojnë buxhete mjaft të konsiderueshme si edhe personel të mjaftueshëm e të specializuar për të përballuar problematikat që has libri në gjithë territorin e kulturës së një vendi. Në përgjithësi, Qendrat Kombëtare të Librit janë institucione të financuara nga buxheti i shtetit, në rastin e Shqipërisë nga Ministria e Kulturës dhe kryesisht, administrojnë terrenin ku aplikohen dhe zbatohen projekte dhe nisma të mirëfillta në dobi të mbrojtjes dhe gjenerimit të kulturës së shkruar. Ato kurrësesi nuk janë institucione që merren me hartimin e politikave, përgatitjen e projektbuxheteve apo edhe përgatitjen e programeve analitike në fushën e legjislacionit apo edhe marrëveshjeve me partnerët ndërkombëtarë. Kjo detyrë dhe përgjegjësi në çdo përvojë vendase apo edhe të huaj, i mbetet Ministrisë së Kulturës e cila në asnjë mënyrë nuk mund ta shohë veten jashtë kësaj përgjegjësie. Në situatën ku gjendet aktualisht sistemi bibliotekar në vend dhe ai librit, është e udhës që Ministria e Kulturës së pari duhet të rikthej strukturën e më parshme të librit në ministri të forcojë dhe të konsolidojë strukturën përgjegjëse për librin dhe bibliotekat në ministri dhe të përcaktojë një buxhet të konsiderueshëm në këtë fushë sic bëri  ish ministri i kullturës Bujar Leskaj i cili arriti te krijoj nje model te mire per librin dhe   te bej dicka konkrete per te dhe ta vlerësojë librin dhe krijuesin e tij si dukuri me interes kombëtar. Më tej, Ministria e Kultuës në bazë të legjislacionit  aktual  i cili ësht plotësisht i përshtatëm për nevojat që ka libri aktualisht duhet të   mbledhë dhe të verë në funksionim Këshillin Kombëtar të Librit, ku së pari duhet ta nxjerr urgjentëisht nga statusi i gënjeshtërt hije që e ka vendosur duke i dhënë më pastaj peshë Nxitjes së Leximit, si edhe Këshillin Kombëtar të Bibliotekave, dy organizma këto të cilat kanë rëndësi dhe përgjegjësi ligjore specifike në zbatimin e politikave dhe përmirësimin e kuadrit ligjor sipas standarteve të kohës. Nga përvoja e deritanishme, projektligjet apo nismat e tjera ligjore të ndërmarra nga Ministria aktuale e Kulturës që kanë kaluar për miratim në Kuvendin e Shqipërisë apo në Këshillin e Ministrave, së pari nuk kanë patur trasparencën e nevojshme . Draftet përkatëse nuk kanë kaluar për mendim as në shoqatat e botuesve por as edhe në komunitetet krijuese dhe për më tepër as në këshillat kombëtar të sipërpërmendur.

Sot më tepër se për çdo gjë, libri ka nevojë për një ndërhyrje në sistemin fiskal. Lehtësimi nga taksimi do të ishte një hap konkret dhe shumë efikas në situatën në të cilën gjendet aktualisht libri, dhe një shenjë e përkujdesjes nga instancat qeverisëse ndaj këtij produkti intelektual që përbën në vetvete edhe themelet e kulturës së një kombi.Libri sot më shumë se kurrë i varfëruar nga rënia e madhe e leximit ka nëvoj për programe sensibiliteti  dhe programe mbështetëse  në mënyrë që lexuesi shqiptarë i  coroditur shqiptare prej   teknologjia digjitale (sidomos internetit dhe celularit) të futet në kurthin e leximit. Gjithashtu një hap tjetër me shumë rëndësi parsore ne qoft se do kishte vrare  mendjen ministria per te permirsuar nje ligj  do të ishte padyshim   përmirësimi apo ndërmarrja e hapave të nevojshme për zbatimin e Ligjit për Sponsorizimet në Republikën e Shqipërisë, si një ndër ligjet më të rëndësishëm sa i përket orientimit të biznesit për rritjen e investimeve dhe shtimin e frymës së partneritetit në fushën e kulturës dhe artit i cili është fare inekzistent për librin shqiptar me shumë probleme dhe për të cilin botuesët por edhe autorët     pyesin me ironi “Pse edhe ai është ligj?” Dhe në rast se në këtë instucion drejtuesit e tij do kishin menduar seriozisht për problemet e librit duke u bërë përmes një shqyrtimi analizën objektive  këtyre problemeve do ta kishin kuptuar lehtë se një nga hallkat më të dobëta është pikërisht ky ligj dhe për këtë ligj duhej të mendonte, për ta nxjerr nga sirtari  i stivosur  . Në atmosferën aktuale këto dy hapa do të mund të ndikonin drejtpërsëdrejti për të ndryshuar konceptin e manaxhimit të vlerave dhe resurseve në fushën e artit dhe kulturës së shkruar, parë kjo sipas përvojave të vendeve në Bashkimin Europian e më gjerë.

Nëse do të duhet të ndërmerren hapa konkretë dhe seriozë në amendimin e Ligjit për Librin në R.Sh, së pari duhet të parashtrohet arsyeja pse duhet ndryshuar dhe me pastaj te ndërmerren nisma dhe projekte si në rastet e mësipërme me qëllim që të përgatitet terreni i duhur dhe klima e favorshme për të bërë më tej ndërhyrjen e synuar edhe në legjislacionin në fushën e librit dhe bibliotekave, duke ndihmuar botuesët shqiptar qoftë dhe duke nxitur leximin e rënë në mënyrë drastike nga risit teknologjike të internetit, por edhe nga rënia ekonomike. Në kushtet e tanishme, çdo hap i ndërmarrë pa një plan studimi apo strategji të përllogaritur por si gjuetari në pyll me ciften ne krah duke pritur ti dal cfar ti dal përpara do të sillte kosto dhe pasoja të pariparueshme për të ashtuquajturën industri të librit në vend dhe adrministrimin e potencialit krijues dhe hulumtues në kulturën e shkruar shqipe.

*Dretues i Departamentit të Kulturës – PD

SHKARKO APP