Një imazh i ri për artin dhe kulturën lezhjane

Flet për gazetën, drejtori i Pallatit të Kulturës Lezhë, Mark Gjoka, “Mjeshtër i Madh”.

Pallati i Kulturës “ Dedë Nudue Lazri “ në qytetin e Lezhës, në zbatim të politikave kulturore për artin dhe kulturën, ka si mision; të zgjojë ndjesitë e artdashësve për artin dhe kulturën lezhjane dhe me vizionin; për të bërë kulturën dhe artin lezhjan sa më objektiv, për ta integruar atë në kulturën dhe artin shqiptar, evropian dhe botëror dhe qëllimin; ta kthejnë artin, kulturën , turizmin kulturor dhe trashëgiminë kulturore lezhjane në një destinacion të ri të kulturës shqiptare dhe me gjërë. Kështu prononcohet për gazetën “Koha Jonë”, z. Mark Gjoka., Mjeshtër i Madh.

Për vitin 2014, duke patur në themel kalendarin e veprimtarive kulturoro-artistike të programuara e të zhvilluara me mbështetjen e Bashkisë Lezhë, e kryetarit z. Viktor Tushaj , ka hedhur për zbatim disa projekte ; zgjerimin e institucionit të Pallatit të Kulturës, në shtëpinë e kulturologëve e kulturëdashësve, të artistëve , krijuesve dhe komunitetit . Rritja e cilësisë dhe origjinalitetit në aktivitetet e planifikuara, duke synuar interpretimin e tyre direkt, rritja e imazhit të institucionit dhe punës sonë, duke ndarë të njëjtat vlera me të tjerët, puna në ekip dhe bashkërendimi i saj me sektorët, operatorët, institucionet, partnerët, që do të vazhdojë edhe në të ardhmen, thekson z. Gjoka, si DAR Lezhë, shkollat , shoqatat kulturore, Komiteti Rinor, Shega Lezhjane, “Essa” e Komunitetit Rom dhe Egjiptian, Shoqatat e Romëve të Veriut, Qyteti Krijues I Lezhës, Bashkinë e komunat e Lezhës, Ministrinë e Kulturës dhe QKFV , Vizion Rinor, Ëord Vizion Lezhë etj. me idenë ; që t`i kthejmë Lezhës madhështinë kulturore dhe artistike, t`i kushtojmë vëmendje vlerësimit dhe gjykimit të qytetarëve, projektet tona të kenë si objekt ; artin, kulturën, turizmin dhe trashëgiminë sa më atraktive për brezat.

Swiss Digital Desktop Reklama

JAK RROZHANI

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?