Një kafe mes “Djemve të Detit”, Gentian Demaliaj s’harrohet kurrë…

Kushdo që dëgjon të flitet për “Djemtë e detit” menjëherë në mendje u vjen Gentian Demaliaj, vokalisti i grupit të famshëm lezhjan, ndarë nga jeta 3 vite më parë.

Por, gjithashtu të gjithë e dinë që ky grup i famshëm rock-u, i cili tashmë e ka bërë historinë e tij përbëhej nga disa djem të talentuar lezhjanë, shkruan Vox Albaniae.com.

Ndër ta përmendim Flamur Toskën, Shkëlqim Metajn, Theodhor Bllahovën, të çilët pas shumë vitesh shkuptjeje këto ditë janë takuar me njëri-tjetrin në një nga bar-kafetë e qytetit të tyre të dashur, duke kujtuar kohët e arta (kohë kur, ndryshe nga sot vërtetë bëhej muzikë).

Këtë e bën të ditur njëri nga ish-anëtarët e grupit të famshëm, i cili mes nostalgjisë ka publikuar edhe ritakimin me miqtë e tij. Ja çfarë shkruan Flamur Toska në profilin e tij të Facebook ditën e sotme:

“Kishim kohë pa bërë një foto bashkë, megjithëse pa insturmenta një foto çasti të bën mirë kur shihesh rrallë me njëri-tjetrin, sidomos kur flitet për kujtime të bukura të grupit “Djemtë e Detit” Do doja të ishim të gjithe në këto foto lirike, por jeta e tille është… Përshëndetje nga Lezha që na deshi dhe na dha frymëzim për të mbetur në memorien e saj”.

Anëtar i “Djemve të Detit” ka qenë edhe Valentin Markvukaj, i cili prej vitesh jeton në Australi.

Grupi asokohe përbëhej nga tastieristi Valentin Markvukaj; kitaristi Flamur Toska; basisti Shkëlqim Metaj dhe bateristi Theodhor Bllahova, përcjell Vox Albaniae.com.

“Djemtë e Detit” është një nga grupet e rrokut shqiptar krijuar që në vitin 1990 dhe ndër të rrallët që vjen jashtë Tiranës dhe që ka pasur sukses të jashtëzakonshëm. I krijuar në Lezhë, muzika e tyre e hershme kishte ndikime nga hard-rroku dhe metali, që ishte shumë aktual në mesin e viteve ‘80 në të gjithë botën. “Djemtë e Detit” kanë marrë pjesë në shumë koncerte dhe festival, duke fituar çmime dhe duke u vlerësuar nga publiku me ovacione të jashtëzakonshme.

/Burimi: Vox Albaniae.com/

Image may contain: 2 people, people standing and ocean

Image result for djemte e detit

Related image

Image may contain: 1 person, smiling

SHKARKO APP