Një natë pa gjumë? Një hap më pranë humbjes së kujtesës
Gjumi nuk është një gjendje e pavetëdijshme, por më tepër se aq, një gjendje prehjeje mendore dhe trupore. Një zbulim i publikuar disa ditë më parë zbulon se mjafton një natë pa gjumë për të nxitur humbjen e kujtesës. Ky studim arrin në konkluzionin se mungesa e gjumit nxit formimin e proteinës që shkakton këtë sëmundje degjeneruese të trurit. Sipas këtij studimi, mungesa e gjumit për një natë të vetme e rrit sasinë e kësaj proteinë në tru me 21 përqind.
Rëndësia e gjumit për trurin dhe parandalimin e sëmundjeve
Gjumi luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e njeriut. Ai ndihmon në pastrimin e sistemit të trurit nga çdo substancë e dëmshme.
Skleroza
Skleroza përfshin një sërë sëmundjesh neurologjike që shkaktojnë dëmtime të pariparueshme në trurin e njeriut. Në mbarë botën regjistrohen plot 50 milionë njerëz të prekur nga skleroza. Ajo vërehet më shumë në vendet e pasura, kur jetëgjatësia është më e lartë. Kjo sëmundje i zhvesh njerëzit nga kujtimet e çmuara të një jete të tërë.
A ka një kurë për sklerozën?
Për momentin skleroza dhe sëmundjet e tjera që bëjnë pjesë në këtë grup sëmundjesh nuk mund të kurohen. Shkencëtarët po punojnë për krijimin e medikamenteve që ngadalësojnë progresin e këtyre sëmundjeve. Sipas tyre, sa më herët të diagnostikohen këto sëmundje, aq më efikase do të jenë trajtimet dhe medikamentet.