Një orë që nuk tregon kohën (VIDEO)

Një orë që nuk tregon kohën. Në fakt, gjurmon vendndodhjen e miqve apo familjarëve tuaj. Dora është një person në qarkun tuaj, dhe “ora” vendndodhjen dhe statusin e personit. Ora “Weasley” e Harry Potter mund të bëhet reale shumë shpejt, shkruan TechInsider. Ajo tregon vendndodhjen dhe kur personi i dashur është në udhëtim.

Por si punon ajo?

Njerëzit që dëshironi të kenë në këtë orë, duhet të instalojnë një aplikacion në telefonin e tyre dhe të shtojnë vendet që frekuentojnë më tepër si “shkollë” apo “punë”. Aplikacioni dërgon të dhënat e tyre tek ora. Për ata që janë të shqetësuar për privatësinë, shpikësi bën të ditur se në mënyrë konstante i fshin të dhënat nga serveri i vet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Madje çdo përdorues mund të zgjedhë vetë çfarë vendndodhjeje do të shpërndajë. Ora pritet të shitet për 500 dollarë.

Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?