Një Oskar i veçantë për regjisorin meksikan

Një Oskar i rrallë special i është dhënë regjisorit meksikan, Alejandro Gonzalez Inarritu, për vendosjen e realitetit virtual në një film. Filmi “Carne y Arena”, që do të thotë “Mish dhe rërë” tregon historinë e emigrantëve që ecin nëpër shkretëtirën Sonoriane në SHBA. Akademia e çmimit u shpreh se po e jepnin çmimin për të njohur një “përvojë vizionare dhe të fuqishme”. Titulli i plotë Carne y Arena (praktikisht i pranishëm, fizikisht i padukshëm) bazohet në historitë e vërteta të migrantëve.Ata ecin vetëm dhe zbathur nëpër rërë, duke shpresuar për të arritur në Amerikë, ndërsa rojet kufitare patrullojnë zonën. Inarritu tha se ai u takua dhe intervistoi refugjatët e Amerikës Qendrore dhe Meksikane gjatë hulumtimit të projektit, duke shtuar: “Historitë e tyre të jetës më përhumbën.” Ai tha se donte që shikuesi “të kalonte nëpër një përvojë të drejtpërdrejtë duke ecur në këmbët e emigrantëve, nën lëkurën e tyre dhe në zemrat e tyre”. John Bailey, president i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit – që organizon Oscarët, tha se Inarritu dhe kinematografia Emmanuel Lubezki kishin “hapur dyert e reja të perceptimit kinematik”. “Më shumë se një zbulim krijues në formën aktuale të realitetit virtual, ai lidhet me të vërtetë me realitetet politike dhe shoqërore të kufi të SHBA-Meksikës”.

SHKARKO APP