Një përkthim tjetër nga Gjergj Vlashi në 89-vjetorin e lindjes

Rruga që ka përshkuar kinemaja shqiptare që prej fillimeve të saj në vitin 1911 deri në ditët e sotme është në qendër të dokumentarit, “Një ciceron për historinë” të skenaristit dhe regjisorit Saimir Kumbaro.
Filmi i promovuar ditët e fundit, përkoi edhe me 65-vjetorin e krijimit të Kinostudios “Shqipëria e Re”. Ai është një financim i Qendrës Kombëtare Kinematografike, me mbështetje edhe të Radio-Televizionit Shqiptar.
Dokumentari përfshin fillesat e shfaqjes së filmave të parë në vitin 1911, 16 vite pas shpikjes së kinemasë nga vëllezërit Lymier, kohë kur në mungesë të kinemave filmat shfaqeshin nëpër bar-kafe e Koli Dromeno ishte një nga distributorët e parë të filmave në Shqipëri.
E duke vijuar me filmat e realizimit socialist, ku nuk mungojnë kinematë e shndërruara në gjyqe kundër armiqve të popullit. E populli një ditë qeshte me Çaplinin e ditën tjetër duartrokiste dënimet me vdekje apo i këndonte diktatorit.
Njëra pas tjetrës për 60 minuta shfaqen në film ngjarjet më të rëndësishme që ka kaluar Shqipëria, e që janë fiksuar përjetësisht nga breza kineastësh me famë apo anonimë, një prej të cilëve edhe kineasti i njohur që u kujtua për gjithë kolegët e tij, Saimir Kumbaro.

Një përkthim tjetër nga Gjergj Vlashi në 89-vjetorin e lindjes
Shkrimtari dhe përkthyesi Gjergj Vlashi kremton sot 13 89-vjetorin e lindjes. Pavarësisht nga mosha, ai vjen në këtë përvjetor me një përkthim të ri.
Libri “Madhështia e tragjedisë” i autorit spanjoll Quim Monzo do të publikohet së shpejti nga shtëpia botuese “Ombra GVG”. Edhe vitin e kaluar Gjergj Vlashi i prezantoi lexuesve romanin “Netët e një qyteti”, romanin “Vika” botuar në Kosovë dhe përkthimin e romanit për të rinj të nobelistit Patrik Modiano me titull “Katerine Sertityd”.
I nderuar para dy muajsh me titullin e lartë “Nderi i Kombit” për veprimtarinë si regjisor, shkrimtar dhe përkthyes, Gjergj Vlashi tashmë është një pikë referimi për bashkëqytetarët e tij të Durrësit dhe më gjerë.
89-vjeçari nga Durrësi është një nga autorët dhe përkthyesit më prodhimtarë në vend. Krijimtaria e tij letrare nis në fund të viteve 1940. Në periudhën 1960 – 1990 ai iu përkushtua regjisurës së varietesë. Pas një kontributi të gjatë për skenën, në këto tri dekada artisti i palodhur ka patur një krijimtari shumë të bollshme si shkrimtar dhe përkthyes, shkruan atsh. Që nga fillimi i viteve 1990, Gjergj Vlashi ka botuar 17 libra me përkthime nga gjuhët gjermane, italiane, spanjolle, portugeze, angleze, etj., duke sjellë në gjuhën shqipe autorë të shquar të letërsisë botërore si Franz Kafka, Hose Saramago, Dino Buxati, Xhejms Olldrixh, Agata Kristi, etj..
Ndër të tjera ai ka botuar edhe tre antologji të tregimit hispanoamerikan, spanjoll dhe austriak të shekullit të 20-të, me emra të shquar si nobelistët Camillo Hose Sela dhe Huan Himenez, si dhe të autorëve të tjerë Vincente Blasko Ibanjez, Paolo Coelho apo Ramon Gomes della Serra.
Gjergj Vlashi është autor i 24 librave të gjinive të ndryshme që nga tregimi për fëmijë, deri te novela e romani. 89-vjeçari Gjergj Vlashi që nga fundi i viteve 1950 ka vënë në skenë mbi 100 premiera të varietesë me trupa të ndryshme të vendit.

SHKARKO APP