Një shtet ofron produktet e menstruacioneve falas
Në gusht të 2018-s, Skocia u bë shteti i parë në botë që ofronte produkte të higjienës vetjake falas (linesa, tamponë, antidjersë etj) për të gjithë nxënësit në shkolla fillore, gjimnaze dhe universitete. Kjo nismë e Skocisë do të shtrihet tashmë në një tjetër dimension, duke u bërë kështu shteti i parë në botë që ofron tamponë, linesa dhe të tjera produkte sanitare falas për të gjitha vajzat dhe gratë.
Parlamenti skocez aprovoi projektligjin që kërkon që përmes legjislacionit, vajzave dhe grave t’u sigurohen produktet e ciklit menstrual falas, një përpjekje kjo për të luftuar varfërinë. ”Gratë dhe vajzat shpesh lihen jashtë politikave”,-tha Monica Lennon, e cila prezantoi projektligjin vitin e kaluar.
Lennon gjithashtu theksoi se nisma do të përkrahë edhe personat transgjinorë ose ata që e identifikojnë veten me shumë gjini ose nuk kanë indentitet gjinor. ”Menstruacionet janë normale. Të marrit tampona, linesa dhe produkte të tjera falas do të ndikojë që të shihen kështu”.
Për shkak të varfërisë, produktet e higjienës vetjake mund të jenë të papërballueshme për shumë vajza dhe gra. Përpos kësaj, fundja pse u dashkërka të paguash për produktet e periodave, të cilat në fund të fundit nuk i zgjodhe vetë. Klasa, merrni shembullin e Skocisë. Ti Shqipëri, ke ndonjë pyetje?