Një titull për udhëheqjen globale në Shqipëri

Nga Denisa Gokovi –

“Urdhri i Shenjtë nga Mbretëria e Izraelit”, në bazën më të fortë të udhëheqjes globale më nderoi me titullin “Templar Grand Prioress’” of Albania. Motivacioni që shoqëron këtë vlerësim të lartë përfaqëson parimet dhe vlerat individuale, mbi bazën e ecurisë dhe kufjëve profesionalë. Për të gjithë ato që nuk e njohin veprimtarinë time jo-publike, ajo lidhet me disa faktorë që përbejnë status të veçantë dhe përfaqësues për Shqipërinë. Ky ndikim sjell mundësi informative lidhur me organizata të ndryshme ndërkombëtare, si kulturore dhe politike ashtu dhe diplomatike. Duke përmendur këtu rolet si ambasadore e kulturës dhe artit, apo anëtarësime të ndryshme në aktivitete për të drejtat e grave, si dhe organizime artistike! Ky rrugëtim ka sjell ndryshime në karrierën dhe vlerësime të nivelit të lartë diplomatik. Si pasojë e shumë ngjarjeve aktuale në Shqipëri, ky titull më jep të drejtën të raportojë vendimet dhe synimet politike si dhe funksionet përkatëse në shërbim të mirëqenies dhe kolapsit politik, për të kontribuar si aktiviste e drejtave të njeriut në disa fusha kryesore të tregut kombëtar. Falë këtij angazhimi kamë marrë shpërblime në tituj aprovues për ecurinë e saj në aspekt bashkëpunues të nivelit ndërkombëtare. Në kulturën shqiptare, shumë pak njerëz janë të informuar ose janë në dijeni për disa pozicione, jo më pak të rëndësishëm, këtu mund të përmend titullin “GRAND TEMPLAR PRIORESS Of ALBANIA”. Urdhri i shenjtë nga mbretëria e Izraelit, me bazën më të fortë të udhëheqjes globale, ka miratuar angazhimin si faktor kyç i marrëdhënieve miqësore dhe diplomatike, në përmirësimin e aktualitetit dhe disavantazheve konkrete. Mbi këto arsye të forta, shqiptarët duhet të informohen mbi faktin se ka të rinj të cilët stimulojnë dhe veçojnë veprimtaritë e tyre në aspekt kombëtare, duke hedhur çdo pretendim në fazën e zgjidhjes për rezultatet e mëtejshme. Qëndrimi dhe zhvillimet përkatëse përcaktohen në qëllime politike, por secili nga ne, sjell kontributin e tij në mekanizmat profesional për të shënuar ekuilibrin e duhur të suksesit.

 

SHKARKO APP