Një tjetër falenderim ndryshe për bluzat e bardha
Teksa shumë prej nesh turfullojnë, ngaqë iu duhet të rrinë mbyllur në shtëpi për ditë të tëra, ka edhe nga ata që dalin çdo ditë, jo për hir të zgjedhjes, por detyrës e shpirtit të sakrificës. Që nga shitësit në supermarkete, deri te mjekët dhe teknikët e operatorëve të internetit e telefonisë celulare, këta heronj janë çdo ditë në terren që asgjë të mos na mungojë dhe jeta të rrjedhë normalisht, edhe brenda katër mureve. Brenda katër mureve fizikisht, pasi falë internetit, sot është e mundur t’i rrëzosh këto mure e të “shkosh” ku të dojë zemra. Po falë teknologjisë, jo vetëm ti mund të shkosh te bota, por edhe bota të vijë te ty, sa hap e mbyll sytë. Ose, më mirë të themi, sa hap e mbyll “mobile data”.
Jo vetëm kaq! Interneti e teknologjia nuk po na shërbejnëvetëm për ta bërë ditën më të këndshme, për t’u argëtuar e për ta ndjerë më pak peshën e karantinës, por po na mundësojnëgjëra më të rëndësishme, siç është shkolla e puna nga shtëpia. Apo edhe komunikimi me njerëzit e dashur, miq e të afërm. Por, pse jo, edhe shprehja publikisht e mirënjohjes.
Në media e rrjete sociale po qarkullojnë video sensibilizuesenë mbështetje të ekipit të shëndetësisë që po lufton çdo ditë në frontin e parë të kësaj beteje mbarëbotërore. Ndër më të fundit është edhe videoja e punonjësve të Vodafone Albania, e kompanisë që më mirë se kushdo njeh fuqinë e teknologjisë, e cila i mban njerëzit bashkë e afër, edhe kur fizikisht janë larg. #RedforWhite është quajtur fushata e tyre ku kanë përcjellë falenderime zemre nga shtëpitë, nga ku shumica e tyre po punojnëpër të siguruar që klientët të jenë gjithnjë të lidhur nëpërmjet shërbimeve Vodafone. Video përshëndetëse, ku edhe Drejtor i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Achilleas Kanaris ka përcjellë një “Big Faleminderit!”, erdhi vetëm pak ditë pas nismës që ndërmorën të gjithë operatorët celularë në treg, për t’iu mbuluar komunikimin dhe ofruar më shumë internet ekipit të mjekëve, infermierëve dhe gjithë task forcës së shëndetësisë.