Një vit pa “Fantozzi-n”, ja ç’mendonte për popullin e tij

Një vit më parë ndërroi jetë Paolo Villaggio. Në moshën 84-vjeçare, më 3 korrik të 2017-ës do të ndahej nga jeta aktori i madh italian që krijoi personazhin e famshëm, Fantozzi. Gjenialiteti i tij i reziston kohës. Inteligjenca dhe humori e sidomos ironia mes sarkazmës dhe tragjikes, e bënë atë një protagonist të paharrueshëm të skenës italiane, por shumë të dashur edhe për shikuesin shqiptar. Dhe, tani sapo ka dale nëpër librari libri i tij me titull, “Italiani brava gente… ma non è vero”, (italianët njerëz të mirë… por nuk është e vërtetë) me perifrazim dhe nënshkrim të llogaritarit Ugo Fantozzi, i cili shpjegon se ia ka dhënë librin për ta lexuar e shoqja, zonja Pina, sipas së cilës “kuptohet që është shkruar nga një intelektuar ‘fals’ i së majtës”. Bëhet fjalë për një panoramë satirike dhe të pamëshirshme e pse jo gati profetike, shkruan tgcom., i asaj që italianët janë tani dhe si do të donin të ishin: “Një vend injorant televiziv, mbushur me kontradikta, mbushur me mafie, me Camorra, me hajdutë, të fundit në Europë”, shkruan i ndjeri Villaggio në përfundim të librit të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?