Një zbulim arkeologjik në kodrat e Lushnjes

 

Një zbulim interesant arkeologjik ka ndodhur këto ditë në fshatin Stan-Karbunarë të Lushnjës.

Banorët, duke  gërmuar  për hapjen e rrugëve në kodrën e fshatit, kanë hasur në një varr, brenda të cilit janë gjetur dy skelete njeriu  në mes të  një shpate.

Swiss Digital Desktop Reklama

Eshtrat e dy personave të gjetura brenda në varr ishin shumë të dëmtuara, ndaj nuk mund të tregohet dot gjinia e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Banorët kërkojnë që zona të mbrohet nga shteti, pasi mund të dëmtohet nga persona që gërmojnë gjoja për thesare me florinj.

Sipas arkeologëve, mendohet që varri të jetë i antikitetit të vonë rreth 1500 vjet më parë. Varre të ngjashme të mbuluara me tjegulla janë zbuluar edhe më parë, në jug të qytetit të Lushnjes.

Në këto kodra gjendet edhe  kalaja e Stan-Karbunarës, rrënojat e të cilës janë nën tokë e të mbuluara nga dheu. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?