Njerëzit e shëmtuar fitojnë shumë më tepër para

Studime të shumta kanë vërtetuar se një pamje më tërheqëse sjell përfitime për shëndetin tuaj, inteligjencën dhe gjithashtu ndikon në një jetë sociale më të lumtur.

Me pak fjalë, të jesh fizikisht tërheqës i bën njerëzit të besojnë se je më i aftë për të bërë para krahasuar me të tjerët. Ky lloj perceptimi vjen sepse mendohet që njerëzit e bukur kanë më shumë besim në vetvete dhe aftësitë e tyre mund të shihen më qartë nga punëdhënësit, pasi vëmendja bën punën e saj.

Por studime të bërë së fundmi në “London School of Economics and Political Science” provuan të kundërtën. Nga eksperimentet e kryera rezultoi se njerëzit më ekstrovertë, më të ndërgjegjshëm dhe njëkohësisht më pak tërheqës fitonin më shumë para krahasuar me ata të cilët ishin thjesht të bukur, por jo shumë punëtorë.

Ndonëse edhe për vetë ekspertët përfundimi nuk ishte dhe aq i parashikueshëm, duket se jo gjithnjë një fytyrë e bukur lidhet me një rrogë më të lartë.

Pagat e larta për njërëzit jo shumë tërheqës shpjegohet me faktin se shumica prej tyre përqëndrohen dhe janë shumë të dhënë për të zgjidhur një çështje të caktuar, duke i sjellë kështu më tepër përfitime kompanisë. Në fund të fundit, kujt i duhet një fytyrë e bukur kur mbetet vetëm kaq? Biznesit jo!

SHKARKO APP