Njerëzit kontrollojnë telefonin mesatarisht 10.000 herë në vit

Në kohët tona kudo që të shkosh sheh njerëzit që i kanë sytë mbi telefonin e tyre celular, duke lexuar lajme apo duke komunikuar me njerëz të tjerë.

Për këtë shkak ka ardhur koha që të vlerësojmë nëse varësia jonë ndaj telefonave celularë ka shkuar më larg seç duhet. Sipas një studimi të kryer një njeri që ka në pronësi një “smartphone” e kontrollon atë 28 herë në orë, që përkthehet në 10.000 herë në vit.

Është e pamohueshme se pjesa më e madhe e njerëzve nuk do të mund të imagjinonin jetën e tyre pa telefonat celularë që janë bërë pjesë esenciale e integruar në çdo hap të jetës moderne, që na ndihmon në çdo moment dhe në çdo hap.

1/3 e përdoruesve të pyetur pranojnë se të qenit në rrjetet sociale është një formë varësie dhe se instiktivisht hapin telefonin dhe hynë online si të ishte një detyrë biologjike si e ngrëna apo e shkuara në tualet.

Sofistikimi i tyre dhe përdorimi për një shumëllojshmëri detyrash e bën dhe domosdoshmëri përdorimin e celularit, por edhe ushqen varësinë tonë, pasi shumicën e herëve që e hapim telefonin nuk kemi një detyrë të caktuar për të kryer dhe humbasim me orë të tëra në pasivitet që mund t’i përdonim në një mënyrë shumë më produktive. Padyshim, ka erdhur koha për reflektim.

SHKARKO APP