“Njerëzit ndihmojnë njerëzit”

Nga Jak Rozhani

“Vullnetarizmi nuk njeh moshë,- njerëzit ndihmojnë njerëzit, ishte ekspozita me punime të nxënësve të shkollave të qytetit të Lezhës, në QKF Lezhë, organizuar nga Kryqi i Kuq Shqiptar, dega Lezhë, Drejtoria Arsimore Rajonale Lezhë, në bashkëpunim me shkollat 9 vjeçare të këtij qyteti: “Gjergj Kastrioti”, “Gjergj Fishta”, “Kosova”, “Besëlidhja”, “Nënë Tereza”, “At Shtjefën Gjeçovi’etj. Në këto punime, nxënësit e këtyre shkollave, të përgatitur me profesionalizëm nga mësuesit e tyre të edukimit figurativ, kishin pasqyruar me ndjenjë dhe vizion për të ardhmen tema të veçanta, që kishin të bënin me çështje sociale dhe ekonomike, probleme të ndryshme shoqërore dhe të vetë fëmijëve, si dhe veset e dëmshme për shëndetin. Si: Së bashku për një shoqëri dinjitoze, Vullnetarizmi nuk njeh moshë, Të gjithë për një mjedis të shëndetshëm, Mendoni për ata që nuk janë si ju, Jepni ndihmën dhe kontributin tuaj për njerëzit më në nevojë, Njerëzit ndihmojnë njerëzit, Ndihma e parë, Dhuro gjak, shpëto jetë, Shëndeti i mirë, kërkon së pari higjienë, Dita botërore kundër urisë, Dita botërore kundër HIV/AIDS dhe tema të tjera sociale edhe për kujdesin për moshën e tretë. Ishin pasqyruar mjeshtërisht nga nxënësit –piktorë të vegjël, nën kujdesin e mësuesve të tyre të edukimit figurativ dhe specialistes së pikturës në degën e Kryqit të Kuq Lezhë, mësuesja e njohur Keti Sokoli e specialistë të tjerë . Kryqi i Kuq dhe fëmijët, vazhdon aktivitete në vazhdimësi me ekspozitat me vizatime e piktura, duke trajtuar probleme të ndryshme sociale dhe ekonomike të shoqërisë, të fëmijëve, të të moshuarve etj. me ndjejnë dhe dashuri, duke përçuar mesazhe njerëzore e humane për të ndihmur njerëzit në nevojë të çdo moshe, thotë drejtuesja e Kryqit të Kuq Shqiptar, dega Lezhë, znj. Florinda Gjergji . Duke falënderuar për kontributin, bashkëpunimin e sensibilizimin e vazhdueshëm DAR Lezhë, drejtorin z. Bardhok Pulaj, drejtoritë e shkollave, mësuesit e edukimit figurativ dhe nxënësit e shkollave, piktorë të së ardhmes edhe duke dhuruar për njerëzit e shtresat në nevojë. Duke u kthyer shpresën dhe besimin “Fëmijët me vizatimet dhe pikturat e tyre të arrira, shprehin ndjenjat dhe talentin e tyre, duke i dhënë buzëqeshje e gëzim dikujt që është në nevojë. Kur ndjen dhimbjen e tjetrit dhe e ndihmon atë, je njeri dhe përçon vlera njerëzore dhe humane, thotë për “Koha Jonë”, drejtori i DAR Lezhë, z. Bardhok Pulaj. Duke vlerësuar si të arrira punimet e këtyre nxënësve të talentuar, piktorë të së ardhmes, duke shprehur ndjenjat, emocionet dhe talentin e tyre. Në këtë ekspozitë të fëmijëve, titulluar “ Vullnetarizmi nuk njeh moshë”, Kryqi i Kuq dhe fëmijët, pati edhe vlerësime të punimeve të nxënësve të shkollave, ku vendin e parë e fituan nxënësit e shkollës 9 vjeçare “Gjergj Kastrioti “ qyteti Lezhë, e drejtuar me vizion nga znj. Ermira Bregu, me mësuesin e përkushtuar të edukimit figurativ Leonard Lesaj, që përgatit me profesionalizëm nxënësit, piktorë të së ardhmes.

SHKARKO APP