Njësia matëse e BE për Shqipërinë

Nga Kolë Gjoka

Përpjekjet e Shqiptarëve për tu orientuar drejt perëndimit janë shumë të hershme. Në shumicën e rasteve mendoj se kemi trokitur në kohën dhe vendin e gabuar. Unë besoj që është edhe fati i keq, në momente vendimtare për ne, përplasjet e fuqive të mëdha me njëri-tjetrën për dominim kanë qenë në kulmin e tyre, kjo edhe momentalisht. Megjithatë segmentizimi i politikës tonë përballë kancelarive është një fenomen që duhet të ishte menaxhuar më mirë.

Vizita e fundit e Kryeministrit në Berlin e vërtetoj këtë. Ishte një vizitë shumë e suksesshme, lobuese, por edhe për tu vendosur përball disa fakteve konkrete për përmirësime. U vlerësuan reformat, u inkurajua vazhdimi dhe zbatimi i tyre. U garantua mbështetje. U shpreh besimi në rrugën e nisur. Por u sigurua Kancelarja që rruga e nisur nuk ka kthim.

Ftesat zyrtare në Gjermani janë vlerësim, sepse po të ishte për të përcjell kritika ka rrugë të tjera. Është e shumë menduar dhe diplomatikisht e arritur të fillosh lobimin aty ku thuhet fjala e fundi, tek ajo që vendos!

Kancelarja Merkel do të jetë e fundit që do të japi opinionin e sajë për hapjen e negociatave, kjo edhe në respekt të kolegëve të sajë Europian, për të mos i vendosur ata përpara faktit të kryer.

Besoj se edhe vizita lobuese e kryetarit të opozitës në Berlin ka efektet e sajë. Shumica e bashkëbiseduesve të tij nuk janë të panjohur për mua. Ata kanë ngelur të habitur me mënyrën se si e ka përcjellë media në Shqipëri thëniet e tyre. Mirëkuptoj çdo kritikë, për sa kohë nuk prek interesat Kombëtare të Shqipërisë!

Shumë skeptik ka patur edhe në rastin e pranimit tonë në NATO, ka edhe tani për hapjen e negociatave, që nuk është gjë tjetër vetëm hapja e një procesi me 35 ndalesa. Sikur të mos ekzistonin këto skeptik, sinqerisht që do të dyshoja! Reagimi ndaj skeptikëve duhet të jetë në reciprocitet me veprimin. Mendoj që mazhoranca këtë e ka bërë me mënyrën e sajë.

Por, shpresoj dhe besoj, se së shpejti edhe opozita do të distancohet, me mënyrën e sajë, nga deklaratat e disa skeptikëve të “vetmuar”, të cilët kalojnë në anën e kundërt të interesit tonë kombëtar. Kjo edhe për të larguar ndonjë keqkuptim të opinionit rreth pozicionit të opozitës në proceset integruese.

Duke qenë se jam i angazhuar në politikën gjermane dhe me shumë kontakte kam një shqetësim tjetër. Mënyrën se si po na trajton Europa. Na thonë bëni reforma, ne i bëjmë. Por nuk kënaqen! Kërkojmë që të nxisin investitorët të vijnë në Shqipëri, por nuk e bëjnë mjaftueshëm. Kur vendin e tyre e zënë investitor nga vende të tjera nuk ju pëlqen. Mendoj se njësia matëse e BE nuk është e standardizuar. Na krahasojnë me vendet e lindjes së Europës. Për të dhënë na krahasojnë me Gjermaninë.

Një gjë është e sigurt, ne nuk krahasohemi dot me Gjermanin, por jemi më mirë se disa shtete të tjera anëtare të BE. Dhe prandaj nuk duhet të hezitojmë që të mbrojmë vendin që na takon në kontinent, sepse e meritojmë. Jam i bindur se së shpejti ky vend do të mbrohet me një zë!

 

SHKARKO APP