Njihni gruan që ka hapur “fermën” e parë në botë me qumësht gjiri

Nëna e dy fëmijëve është duke fituar mijëra dollarë, duke u shitur qumështin e gjirit në internet burrave – për të cilët thotë ajo se po i ndihmon të “ndërtojnë” muskuj gjigant.

Rafaela Lamprou, 24-vjeç nga Qiproja, shtatë muaj më parë solli në jetë djalin që e pagëzoi me emrin Anjelo, por prej atëherë trupi i saj filloi të prodhojë më shumë sesa që kishte nevojë biri i saj, saqë nuk kishte hapësirë në dhomë ku ta linte, transmeton Telegrafi.

Por, ajo ka gjetur një mënyrë interesante për të mos e tretur dhe kështu afro 500 litra qumësht gjiri po ua shet të huajve, duke fituar 4,500 dollarë.

Punëtorja e një hoteli fillimisht ua kishte dhuruar qumështin nënave që kishin probleme me prodhim të qumështit të gjirit, për të ushqyer foshnjat e tyre.

Por, me kalimin e ditëve, ajo e kuptoi se shumë të rinj ishin të interesuar për qumështin e saj e në veçanti ata që janë të pasionuar pas “bodybulidingut”. Ee kështu filloi t’ua shiste.

Tani Rafaela, e cila jeton me bashkëshortin Alex, 33-vjeç dhe dy fëmijët u dërgon qumësht të gjithë atyre meshkujve që e paguajnë rregullisht.

“Shtatë muaj më parë solla në jetë djalin. Trupi im prodhonte aq shumë qumësht, saqë fillova të mendova se çfarë duhet të bëjë me të. Kështu fillova ta shpërndaj, por prapë se prapë më tepronte dhe nuk kisha hapësirë në frigorifer”, ka deklaruar Rafaela.

Ajo ka pranuar se brenda 24 orë trupi i saj prodhonte 2 litra qumësht, që ua dhuronte nënave që kishin probleme me prodhimin e qumështit të mjaftueshëm për foshnjat e tyre.

Por, pasi e kuptoi se për qumështin e saj janë të interesuar meshkujt që ushtron fitness, vendosi t’ua shiste litrin e qumështit të gjirit.

SHKARKO APP