Njihuni me 4 shenjat e horoskopit që kursejnë më shumë
Shenjat e horoskopit, përveç karakteristikave të ndryshme, kanë edhe pjesën e parave. Lidhja që kanë me paranë, pra menaxhimin ekonomik, është i ndryshëm në çdo shenjë.
Demi
Si shenjë e tokës, demat njihen si kursimtarë të mëdhenj. Ata nuk e harxhojnë paranë për gjëra të parëndësishme, por e menaxhojnë mjaft mirë. Duan vazhdimisht të kenë fonde “sekrete”, për shkak të frikës nga varfëria.
Virgjëresha
Janë kursimtarë dhe gjithmonë analizojnë harxhimet e tyre. Ata përgatiten mirë, për ditët e vështira dhe nuk i besojnë rastësisë. E shijojnë jetën, pa abuzuar me të ardhurat e tyre. Mendojnë për të nesërmen.
Akrepi
Janë shumë të aftë, për të krijuar biznes dhe dinë shumë mirë të menaxhojnë të ardhurat e tyre. Marrëdhënia e tyre sipas intv, me ekonominë është shumë e mirë. Nuk shpërdorojnë paranë!
Bricjapi
Pjesëtarët e kësaj shenje janë të kujdesshëm dhe ambiciozë. Ata i vlerësojnë gjërat, dhe nga ana monetare nuk hedhin hapa të gabuar.