Kompania indiane ‘H-Bots Robotics’ ka nisur punën për të krijuar robotin polic, që do ndihmojnë policinë dhe publikun në detyrat e jetës së përditshme.

Ky lloj roboti mori emrin ‘Robocop’ do ketë aftësi për të drejtuar trafikun dhe për të trajtuar cështjet e sigurisë. Gjithashtu mund të përdoret nga populli, që kërkon zbatim të ligjit.

“Është një robocop, ne e kemi bërë për cështjet e zgjidhjes së probleve të policisë, sigurisë dhe për zonat e mbyllura si kolegjet apo universitetet. Duhet të japim një shtesë të vlefshme për qëniet njerëzore,” – tha Kishhan, themeluesi i kompanisë.