Njihuni me shqiptarin që ka pasion të kujdeset për uqërit
Hysni Rexhaj jeton në Gjakovë. Ai është bërë i njohur për pasionin e tij për t’u kujdesur për ujqërit.
Së fundmi ai ka marrë në shtëpinë e tij një ujk dhe po kujdeset për të. Rexhajn e njoftuan se në aksin Prizren-Gjakovë, në fshatin Landovic, ishte gjetur një ujk i dëmtuar dhe që nuk mund të lëvizte.
Ai shkoi në këtë fshat e mori ujkun dhe që nga ajo ditë po kujdeset pr shërimin e plotë të ujkut.
Kujtojmë këtu se nuk është hera e parë që Hysni Rexhaj tërheq vëmendjen me pasionin e tij. Disa kohë më parë ai u kujdes për një ujk tjetër, të cilin e quajti ‘’Trump’’. Pasioni i tij ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare.