“Njohje të reja”, horoskopi ditor, 2 shtator 2020
Dashi
Ditën e sotme gjendja juaj shëndetësore nuk do të jetë fort e mirë, prandaj kushtojini pak rëndësi vetes tuaj. Sa i përket dashurisë do të jeni të paplotësuar nga partneri dhe do të kërkoni mbështetje vend tjetër. Në punën tuaj ju do të shkëlqeni dhe çdo gjë do të shkojë shumë mirë.
Demi
Në fushën profesionale do të keni stimuj. Mërkuri dhe Luani do t’ju ndihmojnë shumë në lidhje me disa probleme të pazgjidhura. Një natë perfekte ju pret me partnerin tuaj të cilin e keni lënë pas dore prej disa kohësh.
Binjakët
Energjia dhe dëshira për të patur çdo gjë në kontroll ju jep forcë. Beqarët do të kenë njohje të reja. Në punë idetë tuaja do të jenë të vakta mirëpo një koleg do t’ju ofrojë ndihmë.
Gaforrja
Të afërmit tuaj po përgatisin diçka për ju. Mos u tregoni e paduruar pasi në mbrëmje do të mbeteni tepër e kënaqur. Kujdes partneri juaj po punon diçka mbrapa shpinës tuaj. Beqarët do vazhdojnë të jenë dhe pak kohë duke shijuar qetësinë e tyre.
Luani
Ndjeheni me fat në të gjitha frontet, dashuria ju buzëqesh, puna po vazhdon ashtu sic ju shpresonit. Nga pikëpamja sentimentale jeni romantik. Ju bëni gjithçka në mënyrë të detajuar dhe të mirëorganizuar. Duhet të merrni parasysh një lodhje të vogël, siç është dhimbja e kokës ose e qafës.
Virgjëresha
Një ndryshim do t’ju bëjë jetën pak lëmsh. Duhet të jeni shumë të zgjuar që të menaxhoni këto çështje.Megjithatë, disa dështime kalimtare nuk do të ndikojnë në magjepsjen tuaj.
Peshorja
Dashuria do të shkojë mirë. Ditën e sotme dëshira juaj më e madhe është të shpenzoni. Kujdes pasi buxheti juaj do të ketë probleme. Beqarët pritet që të kenë një takim të këndshëm nga i cili do të kuptojnë shumë.
Shigjetari
Ju po kaloni një situatë të vështirë dhe fajin për gjithë këtë e ka Hëna. Kërkoni vëmendje nga të tjerët dhe respekt. Çelsi i suksesit është besimi në aftësitë e tua. Mbrëmja pritet të mbyllet afër detit me miqtë tuaj.
Bricjapi
Jeni endërrimtar dhe shumë dembel. Yjet në shenjën tuaj do t’ju favorizojnë shumë në lidhje me jetën sentimentale.Përvishni mëngët dhe punoni shumë, si në kompani ashtu edhe në punësimin e të tjerëve. Fjalët e dashurisë sot ju vetëm do i ëndërroni.
Ujori
Aftësitë e tua në biznes do të ndihmojnë në ngritjen e ekonomisë. Dita e sotme do të jetë e qetë afër familjes. Për beqarët gjithçka vazhdon normalisht dhe nuk kanë mendje për diçka më shumë.
Peshqit
Situata në të cilën ndodheni do të krijojë mosmarrëveshje dhe mungesë komunikimi. Dita e sotme pritet të jetë e ngarkuar dhe ju do të jeni në tension. Disa miq do t’ju kthejnë shpinën, mirëpo ju nuk duhet të mërziteni pasi kjo ishte gjëja që duhet të ndodhte.