Noizy përfundon në gjyq?

Besoj se të gjithë i mbani mend këngët “Malet e Dibrës”, “Jena Mbretër”, “Histori e gjatë” apo “OTR me zemër”, janë këngë shumë të famshme të cilat Noizy i ka bërë me producentin e njohur shqiptar GBMC në studion “ZIGZAGREKORDS”.

GBMC nuk është një emër i panjohur për ju. Ai ka realizuar disa këngë, bashkëpunime si dhe pjesëmarrje në disa festivale, gjithashtu producenti njihet edhe për bashkëpunimin në albumin e parë të Noizyt.

Në vitin 2007 GBMC ka menaxhuar produksionet muzikore të OTR. Ka bërë të mundur edhe realizimin e duetit të Noizyt me Rozana Radin ndërkohë që në fillim ishte nisur për të.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur nga Flavio për marrëdhënien e tij aktuale me Noizyn, GBMC u shpreh se marrëdhënia nuk është aspak e mirë, madje producenti tregoi se reperin e morën nga stoli dhe e bënë artist ndërsa ai na harroi nuk na përmendi në asgjë , madje producenti e përkufizoi reperin si bukë shkalë dhe mosmirënjohës, shkruan In Tv.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndër të gjitha GBMC theksoi se ka bërë shumë për Noizyn, është sjellë mirë me të e ka respektuar, “I kam lënë çelsat e studios që bën 200 mijë euro”, është shprehur ai.

Gjithashtu GBMC u shpreh se të drejtat e albumit të parë të Noizyt i përkasin atij dhe për t’i mbrojtur këto të drejta, kjo punë mund të shkojë deri në gjyq.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?