Nominimet “People’s Choice Awards”, me plot emra të njohur

Scarlett Johansson, Anne Hathaway, Meryl Streep, Melissa McCarthy dhe Sandra Bullock janë nominuar për kategorinë e aktores më të mirë, ndërsa Avengers: Age of Ultron, Fast and Furious 7, Jurassic World, Insurgent dhe The Scorch Trials janë filmat që konkurrojnë për filmin më të mirë aksion.

Kanë dalë sot nominimet për People's Choice Awards, çmimet të cilat ndahen që nga viti 1975   në Amerikë dhe nominohen e zgjedhën nga vetë publiku amerikan.

Scarlett Johansson, Anne Hathaway, Meryl Streep, Melissa McCarthy dhe Sandra Bullock janë nominuar për kategorinë e aktores më të mirë, ndërsa Avengers: Age of Ultron, Fast and Furious 7, Jurassic World, Insurgent dhe The Scorch Trials janë filmat që konkurrojnë për filmin më të mirë aksion.

Artistët pop këngëtarë që janë nominuar sivjet janë Kelly Clarkson, Demi Lovato, Selena Gomez, Taylor Swift dhe Ed Sheeran.

Madona është nominuar për artisten më të mirë femër, krahas Lana Del Rey, Selena Gomez, Taylor Swift dhe Demi Lovato. Çmimet do të ndahen me 7 janar në Microsoft Theaters në Los Angeles.

SHKARKO APP