Nora Malaj: Amendimet e LSI sjellin plotesimin e 8 kërkesave të studentëve

Nga Nora Malaj –

Kushdo që është prind dhe qytetar, atdhetar dhe qytetar europian, kupton më mirë se kushdo që protesta paqësore dhe me standardet më europiane tregojnë se kjo është kauza e studentëve që kërkojnë zgjidhjen e problemit. Dhe zgjidhje ka! Kjo bëhet nesër, nëse Parlamenti do të diskutojë amendimet e depozituara nga deputetët e LSI, për të bërë ndryshimin në buxhetin aktual, i cili do të sjellë plotësimin e 8 kërkesave të studentëve.

Zgjidhja është në dorën e përfaqësuesve të popullit. Është momenti që t’u jepet zgjidhje kërkesave të studentëve me rrugë ligjore. Vetëm kështu respektohet protesta dhe politika bën detyrën e saj.

Respekte dhe vlerësim për profesor Tupen dhe të gjithë profesoratin që i është bashkuar kauzës së studentëve.

Respekte dhe vlerësim për Robert Alian dhe të gjithë artistët, që me shpirtin e tyre rebel, i bashkohen kauzës së drejtë të studentëve.

Tashmë zaret janë hedhur. Në tryezën e Kuvendit është dhënë zgjidhja. Amendim i ligjit dhe amendimi i buxhetit. Këto ligjërisht plotësojnë 8 kërkesat e studentëve!

SHKARKO APP