“Nuk bëhet lufta ndaj virusit duke mbyllur kufijtë”, mjeku Harxhi: Infeksionet do ekzistojnë për sa kohë është njerëzimi
Mjeku i njohur infeksionist Arjan Harxhi i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se nuk bëhet lufta ndaj koronavirusit, duke mbyllur kufijtë.
Sipas tij, infeksionistë të njohur botërorë shprehen se infeksionet do të ekzistojnë sa kohë ka njerëzim, prandaj dhe duhen gjetur strategji të mira për të luftuar virusin.
“Nuk ishte vetëm mjekësia e papërgatitur. Ishte politika në radhë të parë dhe më pas faktorë të tjerë. Një mjek i njohur amerikan ka thënë se lufta ndaj infeksioneve ka nisur prej kohesh. Një cifut thotë se lufta nuk bëhet duke mbyllur kufijtë, sepse kjo është luftë e vazhdueshme për sa kohë do jetë njerëzimi.
Është e pamundur të ngresh barriera për një virus, por duhen strategji. Strategji janë testimi, janë gjurmimi i kontakteve etj. Kina identifikoi personat që ka takuar njëri i sëmurë dhe ta izolonin. Të gjithë këto ndërhyrje arrijnë në rezultate, pasi nuk ka shkop magjik për këtë punë”, tha Harxhi
Arjan Harxhi tha se ka mjekë infeksiknistë që janë larguar, por shumica e tyre janë ende në Shqipëri.
“Nga shërbimi jonë janë 65 mjekë aktivë, nga të cilët punojnë, në institucione publike dhe private 45 mjekë. Pra, pjesa tjetër kanë ikur”, deklaroi ai.