“Nuk do mbahen mesha me besimtarë në kishë”, gazetarja jep detaje të situatës nga koronavirusi në Greqi: Kulmi s’ka arritur ende, priten teste masive

Koronavirusi vazhdon që të shtojë të infektuarit në mbarë botën, ndër të tjera edhe në rajonin tone, edhe pse tashmë në një mënyrë thuajse të njëtrajtshme.

Nga Greqia, një shtet ku jetojnë edhe shumë shqiptarë, gazetarja Ira Londo raporton për “News 24” se nuk do të kryhen mesha me besimtarë në kishë, ndërsa shton se në shtetin grek ende nuk ka arritur piku i rasteve me Covid-19.

“Pashkët këtë hërë, ndryshe nga vendet e tjera, nuk do të festohen masivisht. Një meshë pritet që të zhvillohet, por nuk dihet sesi do të zhvillohet.

Nuk do kryhet meshë me besimtarë. Nuk do kenë sivjet traditën e ringjalljes së Krishtit. Kriza është e madhe. Ndërsa në maj pritet që të ketë disi më shumë lehtësira. Greqia nuk ka arritur pikun, pritet që të arrihet në këto dy javë”, tha Londo.

Më tej, Londo argumentoi se në Greqi pritet që të bëhen teste masive për popullatën, për ata persona që dyshohet se janë me Covid-19.

“Policia greke duhet thënë se ka marrë masa për të përballuar këtë situatë. Edhe këtu ka gjoba për ata që nuk iu binden masave të marra nga qeveria për Covid-19. Pritet që në Greqi të bëhen teste masive. Cdo person që është i dyshuar se ka koronavirus, do i bëhet testimi në shtëpi”, u shpreh Londo.

SHKARKO APP