Nuk e keni ditur, por shqiptarët kanë “yllin” e tyre në Univers

Mes miliarda yjesh në qiell, Shqipëria do të ketë një yll të çertifikuar me emrin e vetë shqiptarëve, sikurse çdo vend i botës.

Lajmin e ka bërë të ditur fizikantja Mimoza Hafizi, e cila nëpërmjet teleskopit të saj ka publikuar edhe pamje të yllit.

Lajmërimi i Hafizit

“Ylli i Shqipërisë”
Ylli i Shqipërisë është treguar me shigjetë në këtë foto, marrë përmes teleskopit tonë.
Ç’është ky yll?

Këto muaj po zhvillohet një fushatë botërore për emërtimin e disa planeteve jashtë Sistemit Diellor dhe yjeve, rrotull të cilave ato sillen. Çdo shteti i është vënë në dispozicion një i tillë. Ky që shfaqet në foto, me emrin teknik HD 82886, i është lënë Shqipërisë.
Ylli ndodhet 416 vite-dritë larg nesh, në konstelacionin e Luanit të Vogël. Rreth tij sillet një planet qindra herë më i madh se Toka, pra ngjan me Jupiterin, planetin gjigand të Sistemit Diellor. Planeti është
zbuluar në vitin 2011.

Ne shqiptarët, pra, kemi të drejtë t’i japim emrat që duam yllit HD 82886 dhe planetit rrotull tij. Të jenë dy emra të lidhur me kulturën, historinë apo edhe gjeografinë e vendit tonë.

SHKARKO APP