“Nuk është faji im”, disa nga justifikimet që personat toksikë bëjnë

Negativiteti kronik mund t’ju vrasë dhe kjo është e dëshmuar edhe shkencërisht.

Personat që sjellin negativitet mund t’jua shkatërrojnë jetën.

Me siguri, secili prej jush ka një koleg ose shok/shoqe toksik që gjithmonë ju merr energjinë pozitive.

Nëse e keni vështirë t’i identifikoni personat e tillë, atëherë më poshtë ju sjellim disa prej gjërave të cilat vetëm personat toksikë i bëjnë dhe që duhet t’ju shërbejnë si shenja për t’u larguar nga ata.

Manipulimi dhe kontrolli

Njerëzit toksikë manipulues nuk janë të interesuar për ju, apo për emocionet tuaja.

Ata thjesht e përdorin këtë “armë” për t’ju kontrolluar në mënyrë që të bëheni pjesë e planeve të tyre.

Manipuluesit zakonisht e ndryshojnë kuptimin e asaj çfarë keni thënë, ju bëjnë të ndiheni si të çmendur dhe luajnë viktimën, etj..

Mos kërkimi i faljes

Pavarësisht çfarë bën një person toksik, sipas tij/saj asnjëherë nuk e ka fajin. Është vështirë të ballafaqoheni me personat toksikë për këtë gjë.

Zakonisht personat toksikë fillojnë të fjalosen dhe mundohen ta mbrojnë veten në vend që të kërkojnë falje.

Nuk e pranojnë fjalën “jo” si përgjigje

Personat toksikë në plot kuptimin e fjalës ju bëjnë të frikësoheni për të thënë “jo”. Nëse ju pyesin diçka dhe refuzoni, ata fillojnë t’ju manipulojnë për ta marrë përgjigjen që dëshirojnë. /Telegrafi/

SHKARKO APP