Nuk është lojë, studimi: Hashashi të çon në depresion të rëndë

Përdoruesit e hashashit kanë më shumë gjasa të përjetojnë emocione negative, bën të ditur një studim i ri. Ata që përdorin këtë drogë kanë më shumë gjasa të mendojnë se të tjerët dëshirojnë që ata të dëmtohen apo të mashtrohen, thotë studimi amerikan.

Skanimi i trurit tregon se droga e klasit B rrit sinjalet lidhëse mes dy rajoneve të trurit, që më parë lidheshin me psikozën, shton studimi, dhe që lidhet me mjaft depresione të rënda.

Sidomos adoleshentët në veçanti pasi truri i tyre është ende në zhvillim thotë studimi. Studimi është bërë nga Instituti Kombëtar i Alkolizmit dhe abuzimeve me alkolin në Bethesda, Maryland, SHBA.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lidhja mes hashashit dhe shëndetit mendor

Swiss Digital Mobile Reklama

Dr. Cameron Carter, redaktor në gazetën Psikiatria Biologjike, thotë se: “Këto të dhëna të imashit të trurit tregojnë një lidhje mes ndryshimeve në sistemin e trurit të përfshirë në njohje dhe psikopatologji, dhe abuzimet kronike të hashashit, duke sugjeruar një mekanizëm sipas të cilit konsumi i madh i kësaj droge të përhapur çon në depresion dhe forma të tjera më të rënda sëmundjesh mendore”.

Njerëzit që përdorin hashash 2-3 herë në javë në moshën 17-vjeçare, janë më të predispozuar të përjetojnë hipomaninë në të 20-tat, sipas studimit të parë të një lloji të tillë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?