Nuk janë alpet e Zvicrës, por një copë nga mrekullia e Rugovës

Bukuri të rralla dhe mahnitëse që tregojnë madhështinë e natyrës në stinen e dimrit në Rugovë. Dëbora në stinën e dimrit i dhuron shpeshherë pamje mahnitëse natyrës.

Edhe Gryka e Rugovës, Kuçishta, Guri i Kuq dhe Boga e Rugovës janë kthyer në një destinacion të rëndësishëm të turizmit malor gjatë këtij dimri

Sapo të hyni në Grykën e Rugovës dhe deri në lartësitë 1500 metër mbi nivelin e detit, në Kuçishtë, Bogë e Guri i Kuq të shoqërojnë pamje mahnitëse nga dëbora, pastaj dhjetëra lokale e restorante, të cilat shtrihen buzë lumit Bistrica, ndërsa në Kuçishtë, Bogë e Guri i Kuq hotelet e motelet, kryesisht të tipit alpin, janë të ngritur në lëndinat në shpatet e maleve të Bjeshkëve të Nemuna shkruan ekspress.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duhet theksuar se bukuritë që të magjepsin janë bjeshkët të cilat shtrihen në veri dhe në verilindje të Lumbardhit të Pejës, si: Zhlepi me majën e Rusolisë (2380m), Hajla, Shtedimi, Bjeshka e Cigës me majën e Hasanit, Bjeshka e Begut me majën e Vjelakut, Peklena etj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetues për rastin Balluku?