Nuk japin detaje për jetën, por zbulohet projekti i çiftit Konçi-Saraçi në SHBA

Artistët e njohur shqiptarë, Mira Konci dhe Shpëtim Saraçi kanë dy muaj që janë shpërngulur në SHBA, duke mos dhënë asnjë detaj për jetën e re atje. Organizatorja e eventeve në Toronto të Kanadasë, Teuta Ajdini Haxhillari na ka njotuar të gjithëve se këngëtarja dhe kompozitori do të jenë pjesë në një ceremoni për shpërndarjen e bursave për të gjithë studentët që ndjekin me pasion arsimin e lartë. “Artistët e shquar shqiptarë, këngëtarja e madhe Mira Konci dhe një nga kompozitorët më të shkëlqyer shqiptarë, Shpëtim Saraci të ftuar në Rh Scholarship Event November 18 .Ju Mirëpresim”, shkruajti ajo duke treguar se ata mund të flasin për jetën e tyre artistike për të gjithë studentët. Duket se çifti që rralloi daljet publike në Shqipëri ka nisur veprimtarinë artistike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

https://www.facebook.com/teuta.haxhillari/posts/10215078039003174

SHKARKO APP