Nuk ke fat në dashuri? 8 arsye pse nuk të funksionojnë kurrë marrëdhëniet

Nuk ke fat në dashuri? Ndoshta problemi je ti dhe po ti mund të jesh zgjidhja. Këtu janë tetë arsye pse nuk po funksionon për ty

Ti e shtyn gjithmonë për më vonë

Teorikisht, ne mund t’i themi vetes që nuk kemi pse bëhemi çift derisa të jemi vetë persona më të mirë, por me këtë justifikim mund ta shtyjmë për shumë kohë. Sa kohë do ju duhet për t’u ndjerë gati për të krijuar një marrëdhënie? Ndoshta ne thjesht gjejmë justifikime për ta shtyrë për më vonë, për të ndenjur single sa më gjatë të mundemi. Nëse ke nevojë të ndryshosh gjëra te vetja, mos e shty për më vonë. Mos harro që ndonjëherë partneri mund të na ndihmojë të bëhemi më të mirë.

Ti nuk e di çfarë do

Vajza me trup sexy është bibë dhe vajza e zgjuar është e mërzitshme. Djali me humor është don zhuan, por ai i miri nuk ka humor. Nuk mund t’i kesh të gjitha, askush nuk është perfekt. Bëj një listë me pesë gjërat kryesore që do te një partner, vëri ato në perspektivën e çfarë është me të vërtetë e rëndësishme dhe ndalo së u hequr vizën njerëzve kaq lehtë.

Ti do t’i lësh mundësitë e hapura

Pjesë e problemit tënd mund të jetë që të pëlqen t’i kesh mundësitë e hapura që të kesh mundësi të përfitosh nga më e mira. Ndosha të përkëdhelet egoja duke menduar që ke gjithmonë një mundësi. Megjithatë t’i mbash rrjetat nën ujë nuk do të thotë asgjë sepse ti nuk je duke i dhënë një shans. Në vend që të sillësh kështu, mund të dalësh në takime me çdo peshk dhe të shohësh nëse ndonjë është i duhuri.

Po del me njerëz që janë në një fazë tjetër në jetë

Ndoshta ti je një mashkull 30 e ca vjeç që ka një punë të mirë dhe një plan solid për të ardhmen. Ndoshta ti po del me vajza më të reja që nuk e dinë çfarë duan, që nuk kanë gjetur punën e duhur dhe nuk janë aq të pjekura sa ti. Do të ndihmonte po të dilje me një person që është në të njëjtën etapë të jetës si ti.

Ti kënaqesh me atë që ke

Ndoshta je i kënaqur me mënyrën si janë gjërat dhe krijon marrëdhënie shumë thjesht. Ndoshta nuk po merr atë që duhet sepse ti jep Hënën në këmbim të asgjëje dhe le ta themi hapur: Njerëzit të shkelin sepse nuk ke vendosur standarde për mënyrën si meriton të trajtohesh.

Ti gjuan dhe e lë përsëri gjahun

Pra, ti je me të vërtetë i apo e interesuar për dikë deri në momentin që ajo ose ai shfaq interes për ty?  Nëse ti priresh të gjuash e, sapo e kap gjahun, e lë të lirë, do ngelesh single përgjithmonë. Ti do gjithmonë atë që nuk ke, atë misteriozin apo atë që është një sfidë. Ti je thjesht pre brenda lojës tënde, ku humbja është e garantuar dhe do fitosh vetëm kur të ndalosh së luajturi dhe të ndryshosh mendësinë.

Ke frikë mos po humbet mundësi të tjera

Nëse ti takon një person fantastik dhe hidhesh me kokë në këtë histori, mund të humbasësh disa mundësi të tjera. E pastaj çfarë? Të gjithë kanë mundësi të tjera, por jo kushdo që është në një marrëdhënie mendon që po humbet diçka. Nuk ka shumë shanse që mundësitë e tjera janë më të mira sesa ajo që ke pranë, sepse me siguri ti e pëlqen për një arsye atë.

Ti kërkon njerëz që duan gjëra krejt të ndryshme nga ty

Ndoshta ti je një vajzë që kërkon një marrëdhënie të qëndrueshme, por prapë shkon pas burrit që e ka bërë të qartë që nuk është për gjëra serioze. Ose, je burri që i pëlqen të dalë me shumë gra, por gjen gra që duan monogami. Pra, nëse vazhdon të dalësh me njerëz që nuk janë në të njëjtën faqe me ty, rrezikon të digjesh.

SHKARKO APP