Nuk kishte të mirë dhe të këqinj të gjithë ishin xhelatë dhe viktima
Nga Guido Ruotolo
Çfarë tronditje të shikoje rimëkëmbjen e anijes shqiptare “Katri i Radës” që u mbyt pranë Brindizit në prag të Pashkëve 1997, nga një anije ushtarake italiane që ishte urdhëruar nga qeveria të refuzonte emigrantët e paligjshëm në detë.
Si në një skenë nga një film katastrofik, nga poret e “Kater i Rades” të rikthyer në sipërfaqe dhe të shfrytëzuara nga një strukturë lundruese, lëvizën në ujë, trupat e gjorë tani të saponifikuar, të panjohur, të viktimave shqiptare Brenda anijes si dhe në kabinën e kapitenit. Ishte viti 1997 dhe mbaj mend që Silvio Berlusconi i prekur nga kjo tragjedi adoptoi një familje shqiptare për ta pritur në Vilën e tij në Arcore.
Episodi i Brindizit ishte një plagë e thellë, e cila do të shërohej vetëm me kalimin e kohës. Edhe për ne italianët.Ishte hera e parë (dhe për fat të mirë hera e fundit) që ne zbatuam një veprim aktiv kthyes në det me njërez ultra dramatik.
Qeveritë e qendrës së djathtë të Berluskonit dhe Maronit do të provojnë përsëri në 2009, por në drejtim të Libisë.Ky episod u censurua nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.
Por kjo është një histori tjetër për t’u treguar.
Nuk kam ndonjë statistikë në dispozicion por besoj se emigracioni shqiptar ishte emigracioni më mbresëlënës brenda (dhe jashtë) në Evropë.Ndodhte shpesh që forcat e policisë ndalonin një “emigrant ilegal” shqiptar i cili kishte marrë pesë, gjashtë, apo tetë letra dëbimi në rrugë.E kuptuat mirë: jo shqiptari që i jepet letër dëbimi dhe pretendon se asgjë nuk ka ndodhur, por shqiptari që pas një periudhe biznesi pak a shumë të ligjshëm me ne, kthehej në shtëpi për një periudhë të ndryshueshme kohore para se të fillonte të mendonte të zbarkonte përsëri me gomone dhe të zbriste në plazhet e Salentos.
Në atë periudhë kërcitëse të vitit 1997 dhe krizës së piramidave financiare isha në Vlorë, e cila për mendimin tim, ishte kryeqyteti i rezistencës dhe kundërshtimit të regjimit të Sali Berishës. Qyteti socialist, i pasur, me njëmijë pazare të papërshkrueshme, drogë, armë, emigrantë të paligjshëm dhe fatkeqësish.
Ne të gjithë kemi pare që Valona, në vitet nëntëdhjetë, të zhvillohej, të rritej jashtë çdo proporcioni, të ishte një shesh ndërtimi shumëvjeçar. Dhjetra hotele dhe restorante të rinj të fryrë me para ishin çmimi për t’u treguar.
Lindën heronj dhe yje negativë, të mire për fletët e reportazheve, për përrallat pritave dhe të të shtënave.Kriminelët e thekur u kthyen në mite nga një luzmë e të dërguarve të veçantë.
Një grua nga Vlora që jeton në Itali, Sadihana Memo, e mban mend atë periudhë: “ishte një makth të jetoje në Vlorë në vitet nëntëdhjetë. Kishte shumë të vrarë, duke përfshirë edhe fëmijë. Ishte një kohë e tmerrshme”.
Më kujtohet kur mbërritëm në Vlorë nga Saranda, në atë Mars 1997. Kuzhina e hotelit tonë në port ishte në të vërtetë e mbyllur.Fotografi nga familia Cristiana që ishte me grupin tone në ato ditë të hershme u kthye në një kuzhinier ekspert dhe ne arritëm në një mënyrë të arrançohemi.
Një tjetër gjë që më rikthehet në mendje janë xhamitë që ishin rritur në të gjitha përmasat në të gjithë Shqipërinë në ato vite, vendet e adhurimit të kërkuara dhe të financuara nga Sali Berisha.
Unë dhe një koleg i Il Messaggero lëvizim në zonën industriale të Vlorës (asgjë tronditëse).Kapanonet dhe ndërtesat të rrënuara të shndërruara në “fabrika të vogla”.
Fotogaleri nga pamjet e ralla te fiksuara nga gazetari italian Guido Ruotolo
Ndërsa ishim në Vlorë, eksodi në Pulja vazhdoi në mënyrë të pashmangshme. Edhe flota e ashtuquajtur detare shqiptare që kishte ardhur për tu riparuar në portin mikpritës të Brindizit shkarkoheshin nga armë e plumba të grabitura nga depozitat ushtarake që ishin plaçkitur në Shqipëri. Dhe sigurisht, kishte dhe burra nga policia dhe shërbimi i inteligjencës që i kishin shërbyer regjimit të Enver Hoxhës dhe pas tranzicionit të paqëndrueshëm në demokraci të cilët, gjithashtu kërkuan azil politik në Itali.
Unë isha shumë i kënaqur sepse kisha njohur Komitetin Revolucionar të Shpëtimit të Vlorës i cili më dha një leje, dhe nga ana tjetër më rekomandoi tek një socialist, një funksionar i lartë i tokës së shqiponjave, i cili ishte shumë i dobishëm. Më krijoi mundësinë për të udhëtuar në rajonin e Tropojës, në Veri – kur, dy vjet më vonë, NATO vendosi të bombardojë Serbinë për të zgjidhur pavarësinë e Kosovës.
Ishte viti 1999 dhe një luftë etnike po zhvillohej vetëm disa milje larg Pulias, përtej Adriatikut. Nuk kishte të mirë dhe të këqij, të gjithë ishin xhelatë dhe viktima.
Nga Shqipëria ishte e lehtë ta ndiqje si një spektatore që ndiqte ngjarjen “të parën” në rreshtin e parë. Tri kujtime të qarta. Aeroplanët e Aleancës Atlantike që fluturojnë mbi kufirin e Morinit në Kukës u futën në Serbi dhe bombarduan. Gjurmët e bombave u panë si në një film. Por kishte dhe “snajperë” serbë. Dhe një ditë u godit një ndihmës operator i një televizioni të huaj i cili po qëndronte me ne në vijën kufitare në anën e Shqipërisë dhe ne e pamë atë duke rënë në livadh, disa dhjetëra metra larg nesh.
Me dy kolegë, Enrico Fierro dell’Unità dhe Francesco Romanetti del Mattino dhe Skender Nazaj, producenti, shoku, përkthyesi dhe organizatori ynë i çmuar, shkojmë në Burrel, qytet veri lindor të Shqipërisë. Ne po kërkojmë kampet e stërvitjes ushtarake të UÇK-së. Ndërkohë ne kishim zbuluar se në një kazermë shqiptare mbase me trajnerë amerikanë ose të huaj, militantët e UÇK-së po stërviteshin. Një konfirmim i një kontaminimi të rrezikshëm.
Skender na çoi në një djerrinë në periferi të Burrelit ku kishim marrë të dhënat se ndodhej reparti ushtarak ku stërviteshin rekurtët e rinj të “UÇK”.Gjetëm një kazermë. Dëgjojmë zëra në anën tjetër të murit me tela me gjemba. Një kor, një marshim amerikan i dëgjuar në një mijë filma të luftës. Imagjinoni një togë të rekrutëve që trajnohen.Shfaqet një patrullë e armatosur me pushkë dhe Kallashnikov.Ata na drejtojnë armët.
Skender ndihet i ofenduar dhe i poshtëruar që na vendosi në kushte jo shumë të këndshme.Jemi rrëmbyer dhe në mëshirën e tre të rinjëve të armatosur, të cilët na sekuestrojnë aparatet fotografike dhe sende të tjera që ne gazetarët posedojmë. Ata ishin mjaft të nervozuar dhe mund të na vrasnin pa e marrë vesh askush.Skënder mërzitet, ngre zërin, bën të pamundurën, flet me komandantin e repartit ushtarak.
Skenderi për fat, kishte një dajo të tij kolonel të ushtrisë shqiptare në krye të të gjithë sektorit të tankeve për veriun e Shqipërisë të cilit i kërkoi ndihmë. Pas një kohe të pafund, ata na lëshojnë pas ndërhyerjes së kolonelit për të zgjidhur këtë situate aspak të lehtë.
Gjatë kthimit për në Tiranë, takojmë kolonelin, dajon e Skënderit, në një lokal i cili na ofroi kafe dhe na kërkoi falje për situatën e krijuar me rekurtët e rinj kosovarë.
Aeroporti i Tiranës. Ardhja e Apache, helikopterëve vrasës, legjendar, të pathyeshëm, hiper-teknologjik amerikanë. Dhe këtu, si në atë kohë, ishte si fragmente të gjalla të “Apocalipse Now”, skena e sulmit me napalm nga fshati Vietkong. Mbaj mend që një ditë para “paradës” zyrtare, me Pino Scaccia, korrespodent i Tg1, ne shkuam për të kontrolluar lajmet mbi tranzitin e mundshëm të atyre helikopterëve në një zonë të caktuar.
Ishte detyra jonë të kërkojmë lajme dhe t’i verifikojmë ato. Dhe Pino ishte mjeshtër dhe i pa përtuar.
Shqipëria si një vend tranzit për emigracionin e paligjshëm shpejt e la të kaluarën pas. Nga ky krah, flukset migratore po shkonin drejt rrugëve të tjera.Toka e Shqiponjave si e tillë, me mijëvjeçarin e ri, po normalizohej.
Por lufta kundër Serbisë për pavarësinë e Kosovës ka prekur thellësisht edhe Shqipërinë. “Kushërinjtë” shqiptarë konsideroheshin mjaft të çmuar për kosovarët.
Në këto ditë Dhomat e Posaçme të Hagës po gjykojnë zinxhirin komandues të Luftës së Kosovës. Gjë që ka shqetësuar shumë politikën.Shqiptarë dhe kosovarë presin një gjykim të drejtë e të paanshëm për akuzat e ngritura nga kjo gjykate.
AutorI: Guido Ruotolo, gazetar i disa të përditshmeve në Itali, si “Manifesto” “La Stampa”, etj
Përshtatur në shqip nga Skënder R.Nazaj