Nuk respektoi masat për COVID-19, mbyllet restoranti i kuzhinierit të famshëm Nusret Gökçe

Nusret Gokçe është një nga kuzhinierët më të famshëm në botë me një rrjet restorantesh të quajtura Nusr-Et. Nusreti është shumë aktiv në rrjetet sociale ku në Instagram numëron mbi 30 milion ndjekës të cilët mahniten nga mënyra se si ai e ‘trajton’ mishin. Së fundmi, ai hapi edhe një restorant në Boston, pas atyre në Dubai, Turqi, apo edhe vende të tjera të botës, shkruan joq.

Mirëpo pak ditë pas hapjes, restoranti i njohur është mbyllur dhe kjo për shkak të koronavirusit. Mediat amerikane raportojnë se stafi i Nusr-Et nuk ka zbatuar masat anti-Covid. Inspektorët që vizituan restorantin gjetën shkelje duke përfshirë mos-mbajtjen e maskave nga stafi, apo edhe mosrespektimin e distancës fizike.

SHKARKO APP