Nusja kërcënon të ftuarit: Nëse nuk vini në dasmën time prej koronavirusit, jeni të vdekur për mua

Një nuse mesa duket ka ndezur zemërimin e qindra njerëzve ne “Facebook-un” e saj pasi kërcënoi të gjithë miqtë nëse nuk do shkonin tek dasma e saj për shkak të koronavirusit.

Gruaja e pa identifikuar do martohet pas 37 ditëve dhe ndërsa numër i të prekurve nga COVID-19 është në rritje asaj i është futur frika se do anullohet dasma dhe për këtë arsye ajo ka kërcënuar miqtë e saj.

“Do të martohem në 37 ditë. Kam harxhuar 15 muaj duke e planifikuar, kam harxhuar mijëra dollarë, jam palestruar, jam marrë me dhuratat, iu jam përgjigjur miliona emaileve dhe kam pirë shumë verë, prandaj ndihem e justifikuar t’iu kujtoj të ftuarve të mi se: Nuk më intereson, nëse ju mungoni në dasmën time për shkak të paranojës së Koronavirusit JENI TË VDEKUR PËR MUA”, ka shkruar ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?