Nusja qan pranë një varri, e veçanta e fotove që u shpërndanë mbi 21 mijë herë

Një nuse e veshur me të bardha është parë në varreza. Ajo ka shkuar të takojë të dashurin e saj, i cili nuk jeton më, në ditën kur të dy kishin vendosur të martoheshin dhe t’i thonin “Po” njëri-tjetrit.

Fotot prekëse të Jessica Padgett, e cila qëndron pranë gurit të varrit të dashurisë së zemrës së saj, Kendall James Murphy, u bënë më 29 shtator dhe u shpërndanë me shpejtësi në internet.

Murphy, i cili ishte zjarrfikës në Montgomery, Indiana, ndërroi jetë në mënyrë tragjike në nëntor të vitit 2017, kur kolegu i tij, Colby Blake, u përplas me makinë me tre automjete të tjera, teksa po fliste në telefon.

Blake fatmirësisht nuk u dëmtua, ndërsa pas analizave, niveli i alkoolit në gjakun e tij ishte 21%, gati dyfishi i normës së lejuar.

Në nder të kujtimit të të shoqit, Jessica pozoi pranë çizmeve të Murphyt, në varrin e tij, me njerëzit e tyre më të dashur.

Imazhet u shpërndanë mbi 21 mijë herë në rrjetet sociale, pasi u postuan në Faceook.

SHKARKO APP