Nusja që do t’i veshë shoqërueset me pantallona, nuk do që të duken më të bukura se ajo

Një nuse e ardhshme ka treguar se si ka në plan që të qëndrojë në qendër të vëmendjes në ditën e saj të dasmës

Nuk është çudi që shumica e femrave duan që të ndjehen dhe të duken si një princesha në ditën e tyre të dasmës.

Por ajo që është tronditëse është largësia që disa prej tyre do të shkonin për t’u siguruar që do të shkëlqejnë në ditën e tyre të madhe.

Një nuse e ardhshme e frustruar iu drejtua Facebok-ut për të shprehur ndjenjat e saj rreth shoqërueseve të saj të ardhshme në dasmë.

Ajo shkruante:

Një mendim ndoshta jopopullor këtu … por unë nuk mund të jem e vetmja që dëshiron që shoqëruset e nuses të ndihen të bukura….por jo dhe aq shumë të bukura. Vetëvlerësimi im nuk mund ta përballojë. Thjesht dua të jem e sigurt që unë do të jem princesha më e bukur. Vetëm këtë një ditë.”

Disa njerëz u zemëruan nga komentet e saj, por një grua e dinte saktësisht se si ndihej dhe pranoi se kishte dalë me një plan për t’u siguruar se të gjithë sytë do të ishin në të në martesën e saj.

Në festën e saj, të gjitha vajzat e kishin të ndaluar të vishnin fustane. Përveç shoqërueses së nderit, ajo mund ta vishte, por me kushtin që të ishte diskret.

 

SHKARKO APP