O Lulzim mos bëj sehir

Pak ditë na ndajnë nga 8 dhjetori, ditës së rinisë të cilët u ngritën kundër regjimit komunist. Duke iu rerefuar kësaj date historike, gazetari i ‘Fax News’ i Bledian Koka përmes një postimi në ‘Facebook’ i kërkon kreut të PD-së Basha që të mos bëjë sehir, pasi ai dyshon që 8 Dhjetori do të prodhojë ndonjë zgjim “prej letargjise te lidershipit blu”.

Sipas tij Lulzim Basha ka vesin e pakorrigjueshëm të zhgenjimit të pritshmërive edhe të më të paepurve.

Duke cituar një ligj federal në SHBA që i referohet një situate kur ka ndodhur një aksident dhe dënon një person të paaftë që ndalon në rrugë dhe pengon doktorin, Koka thotë se Bashës i ka ngelur pak kohë të tregojë nëse është “doktor”.

Postimi i plotë:

O Lulzim, mos bej sehir!…
A ka ndonje pengese serioze qe Lulzim Basha te therrase nje proteste ne daten 8 Dhjetor?! Prita deri me sot ta shtroj si pyetje sepse besoj qe nuk ka sot nje shqiptar te arsyeshem qe nuk do te donte t’ia thoshte nja dy fjale Edi Rames ashtu vence para zyres se tij, pas 1 mije 1 poshtersive qe ka bere e po ben sot e gjithe diten. 8 Dhjetori nuk mund te trajtohet si dite perkujtimore a pershpirtje per kryengritjen e shqiptareve ndaj regjimit gjakatar te atit te bijve sot ne pushtet. Pa dashur te paragjykoj ndonje angazhim nen rrogoz te organizmit te PD-se, dyshoj se 8 Dhjetori do te prodhoje ndonje zgjim prej letargjise te lidershipit blu qe mesa duket me shume se me “arsye shteterore” nuk do te ndodhe per “arsye partiake”. Lulzim Basha ka fituar vesin e pakorigjueshem te zhgenjimit te pritshmerive edhe te me te paepurve. Ani, gjume i embel i qofte. Vecse e gjithe kjo situate e pakuptimte e sjelljes se Lulzim Bashes ne krye te PD-se me sjell ne mendje nje ligj mjaft interesant federal ne SHBA. Atje ekziston nje ligj qe denon njeriun e paafte qe ndalon ne autostrade kur aty ka ndodhur nje aksident. Per cfare arsye? Sipas ligjit federal nese nje person i paafte per te dhene ndihmen e pare ne nje aksident qendron ne vendin e ngjarjes, ai behet shkak qe nje doktorr qe po kalon aty prane ai nuk ndalon, duke menduar se njeriu qe qendron prane aksidentit po e ben punen e tij dhe po jep ndihmen e pare te plagosurit. Rezultati, te aksidentuarit i mohohet ndihma e pare nga nje mjek sepse aty qendroi nje njeri qe bente sehir ne pamundesi per ta shpetuar, dhe ai mund te humbase jeten. Thene kjo, Lulzim Basha ka edhe pak kohe te tregoje nese ai eshte “doktori” apo thjeshte nje kalimtar qe i ra rruga nga PD-ja e aksidentuar qe gelthet per ndihme kuazi ne grahmat e fundit.
p.s…fotoja eshte nje perzgjedhje rastesore e momenteve me kulminante te opozites se paaepur te Lulzim Bashes ne 5 vite te qeverisjes se Edi Rames, te tjerat jane llafe.

SHKARKO APP