”O zemër, o zemër, eja në hotel”, Rama grindet me banorët

Kryeministri Edi Rama ka parë nga afër dëmet në fshatin Bubq në Krujë. Gjatë takimeve me banorët, ata i janë ankuar kryeministrit për mungesën e çadrave dhe vëmendjes për ta. Nuk kanë munguar as batutat e tij me të pranishmit.

Replikat e plota:

Banori: O ti lali, kemi 3 ditë jashtë ne.

Rama: Ne jemi këtu.

Banorja 2: Zoti kryeministër shkoj e vij në spital, na duhet çadër.

Rama: O zemër, o zemër, ti edhe të jesh si kokrra e mollës, duhet të jesh brenda. Eja pra në hotel, nëse je në shtëpi dhe s’ke punë, eja të sjell doktorin unë tek dhoma.

Banorja 2: Në hotel s’vij dot.

Banori 3: Zoti kryeministër, këlyshët e tu prishin gjithçka.

Rama: Jo jo, më dëgjo pak

Banori 3: Ata, ata këlyshë e kanë fajin, se nuk të lenë ty të punosh, se ti je adapt për atë punë

Rama: Kam dy djem, një 30 një të vogël, ke ndonjë vërejtje për ta? Ata janë këlyshët e mi, s’kam këlyshë të tjerë

Banori 3: Ata e kanë fajin, ti je adapt, s’ke ç’bën ti se ty nuk të lenë. Je adapt.

Rama: Monstra e rrugëve mos mi hidhni mua. Ata janë përgjegjës për veten e tyre, unë kur i kap, e di vetë ç’a bëj. Mua mos më thuaj më këlyshët e mi.

SHKARKO APP