Obama dhe bashkëshortja e tij, entuziazëm nga Rita Ora
Shkëlqen këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, në prani të njeriut më të fuqishëm në botë, presidentit Barack Obama. Ambasada Amerikane në Prishtinë uroi dhe vlerësoi këngëtaren Rita Ora, për performancën e saj që tregoi gjatë festës së Krishtlindjeve, në Muzeun Kombëtar në Washington, në prani të presidentit Obama dhe bashkëshortes së tij. Rita Ora, u përshëndet nga kreu i Shtëpisë së Bardhë, ndërkohë që ajo është e njohur edhe me origjinën e saj nga Kosova , çka ka entuziazmuar përfaqësinë diplomatike amerikane në Prishtinë. – “Urime për Rita Orën, për performacën e saj të mrekullueshme”, – shkruan ambasada e SHBA-ve në Prishtinë. Ambasada e SHBA-së shpërndau edhe një foto në Facebook, teksa Zonja e Parë e SHBA-ve takohej me Rita Orën.