Obama një babagjysh Krishtlindjesh, dhurata për fëmijët e sëmurë

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ka lënë anash politikën dhe ka vendosur të vishet nën petkun e Babagjyshit të Krishtlindjeve. Obama ka surprizuar fëmijët e sëmurë që ndodhen në Spitalin Kombëtar të Fëmijëve në Washington dhe me një thes në krah ka shpërndarë për ta dhurata për festat e fundvitit.

Ai gjithashtu ka kënduar dhe ka bërë shaka me stafit e spitalit.

“Dua t’ju falenderoj të gjithëve ju,”-iu drejtua Obama të pranishmëve. “Kisha mundësinë të flisja me disa fëmijë të mrekullueshëm dhe familjet e tyre. Si baba i dy vajzave, unë vetëm mund të imagjinoj situatën ku ndodhen infermierët, stafi, mjekët dhe njerëzit që kujdesen për ta. Kjo është gjëja më e rëndësishme që ekziston.”

Ish Presidenti amerikan jeton ende në Washington dhe vitin e kaluar u vesh si Babagjysh dhe vizitoi nxënësit e shkollës së mesme Boys & Girls Club në kryeqytet.

SHKARKO APP