OKB-ja prodhon pullë postare për Vitin e Qenit

Administrata Postare e Kombeve të Bashkuara lëshoi një pullë të veçantë postare me imazhin e qenve në kuadër të festimeve të Vitit të Ri kinez, Vitit të Qenit.

Kjo pullë përmban veprat e artit nga dizenjatorit kinez Pan Hu. Dizajni i saj me ngjyrë të kuqe dhe të verdhë theksohet nga një teknikë vizuale dizajni e quajtur “kthimi i figurës në terren”, që i mundëson të dyja format e qenve – një të kuq dhe një ari – që përputhen në mënyrë të përkryer me njëri-tjetrin.

“Në pullat e tjera postare me kafshë, zakonisht shohim vetëm një imazh të vetëm, këtë herë u përpoqa të fusja më shumë imazhet së bashku, si një lojë puzzle. Mendoj se ky tip dizajni përfaqëson konceptin e bashkëpunimit, bashkimit dhe të plotësimit”.

Pulla kushton afërsisht 1.15 dollarë amerikanë ose rreth 7 juanë. OKB-ja është i vetmi entitet jo-vend në botë që lejohet të lëshojë pulla postare.

OKB-ja lëshoi një pullë në vitin 2010, Vitin e Tigrit, shkruan CRI. Pulla me imazhe të qenit është e nënta në serinë e pullave të këtij institucioni.

SHKARKO APP