Olti Curri fjalë prekëse për Durrësin: Të shëmtoi babëzia e njerëzve me pushtet
Tashmë Durrësi dhe e gjithë Shqipëria ndodhen në zi për katastrofën natyrore të ndodhur e për 51 viktimat që humbën jetën. Olti Curri është një nga personazhet shqiptarë që e ka përjetuar më nga afër këtë situatë pasi ai është vetë nga Durrësi dhe e ka ndjerë më nga afër atë se çfarë bashkëqytetarët e tij kaluan.
Me anë të një postimi në Instagram, bloggeri mes emocionesh, lutet që Zoti ta ringrijë qytetin e Durrësit që sipas tij u shëmtua nga babëzia e njerëzve me pushtet.
Statusi i plotë i Oltit:
Durres i bukur, qyteti qe kemi te gdhendur ne zemer. Lutem shume qe Zoti mos te te braktise dhe te ringrihesh vezullues, veshur me blune e detit dhe ngjyren flori te diellit.
Te shemtoi babezia e njerezve me pushtet dhe duket sikur kjo e terboi natyren ku njesoj si ne historite e mitologjise beri goditjen fatale dhe shkaterroi gjithçka.
Ata qe humben jeten na lane te gjitheve ne zi, ata qe po ndihmojne seriozisht po na bejne krenare, ata qe po tallen dhe perfitojne nga tragjedia po na turperojne te gjitheve.
Kaosi vazhdon, shpresa po shuhet, por shpirti yne vazhdon lufton.
Instikti mbijeteses, shpresa tek jeta dhe Zoti qofshin triumfi yt dhe i durrsakeve o Durresi yne i shtrenjte.