Organizata e Shëndetit redukton çmimin e insulinës
Organizata Botërore e Shëndetit prezantoi sot skemën për të reduktuar çmimin e lartë të insulinës.
Ajo parashikon prodhimin e një versioni të kopjuar të origjinalit ku më pas do të tetohet tek pacientët.
Verisoni kopje do të thotë prodhimi i këtij medikamenti nga kompani të tjera farmaceutike me të njëjtën përbërje kimike dhe jo nga kompania reale.
I gjithë procesi nga prodhimi deri tek hedhja në treg do të jetë i gjatë, pasi duhet të kalojë disa teste sigurie.
Pasi të hidhet në treg me një çmim të reduktuar kjo do të ndikojë dhe në kompaninë reale që prodhon insulinën që të reduktojë çmimin e saj.
Që prej vitit 1923 kur u zbulua insulina dhe deri në ditët e sotme, çmimi i saj në ShBA është rritur nga 1 dollar deri në 300 dollarë.
Aktualisht rreth 20 milionë persona me diabet të tipit 1 e kanë të nevojshme përdorimin e insulinës në përditshmëri ndërsa 54 milionë persona të tjerë me diabet të tipit 2 duhet ta përdorin më rrallë.
Organizata Botërore e Shëndetit ka arritur me sukses skema të tilla dhe më parë ku mund të përmendim në vitin 2001 për medikamentin kundër HIV Aids.